KERKO

a a a a

 

 

Historiku

Megatek SA është hipermarketi më i madh “Bëje Vetë” në Shqipëri që ofron shitje me shumicë dhe pakicë në Shqipëri dhe rajon. Megatek SA është pjesë e Teqja Group International, i përbërë nga nje grup kompanish me experiencë të gjatë jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun rajonal duke ofruar nje gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që nga logjistika deri tek prodhimi i materialeve industriale.

Grupi përfshin kompanitë si më poshtë:

  • “Teqja international” s.a.
  • “Teqja” l.t.d
  • “Global construction” s.a
  • TNT Albania
  • Spartan security & Spartan security systems
  • Radmail
  • Albanian network communication company
  • Albanian company of general services
  • Reno Albania l.t.d

Megatek-u në shifra:

Megatek, ky investim privat prej më shumë se 40 milionë Eurosh, është ndërtuar mbi një sipërfaqe toke private prej 150.000 m2, nga ku 62.000 m2 zë vetëm Megatek-u. Në sipërfaqen e brendshme të Hipermarketit shitja me pakicë zë 14.000m2, magazina dhe shitja me shumicë 10.000m2, zyra 2.600 m2, restorante dhe banka 2.100m2, dhe pjesa tjeter hapesire e gjelbër e parking. Mbi 380 punonjës të brendshëm e 150 të jashtëm kujdesen 7 ditë te javës për mbarëvajten e shitjes së më shumë se 30.000 produkteve nga 48 vende të ndryshme te botës.

Copyright © 2009 Megatek. All Rights Reserved Build by Gorani.net
Preload Preload2 Preload3 Preload4 Preload5 Preload6