KERKO

a a a a

 

 

Politika për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Në mënyrë që të krijojmë një MEGATEK më të mirë, kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ju mund të na ndihmoni duke siguruar lloje të ndryshme të informacionit në mënyrë që MEGATEK t’ju shërbejë më mirë. Më poshtë ju do të gjeni një shpjegim të disa prej arsyeve se pse kërkojmë informacion nga ju, si edhe disa detaje për mënyrën se si e kemi marrë dhe përdorur këtë informacion.

Përse i mbledhim të dhënat tuaja personale?

Katalogu
Nëse na kërkoni që t’ju dërgojmë një katalog MEGATEK, ne kemi nevojë për emrin dhe adresën tuaj. Gjithashtu  na nevojitet  numri juaj i telefonit dhe adresa e email-it në rast se ka ndonjë problem me shpërndarjen. Ju gjithsesi keni mundësi për të na dhënë informacion shtesë në lidhje me produktet që ju interesojnë si dhe informacione të tjera rreth stilit të jetës. Përse e kërkojmë këtë informacionin shtesë? Kjo na ndihmon të mësojnë më tepër për njerëzit që vizitojnë dyqanet e MEGATEK kështu që mund të ofrojmë më mirë produktet tona, dyqanet dhe faqen e web-it për ju. Sigurisht, ky informacion shtesë mbetet opsional për ju.

Shërbimi ndaj klientit 
Me qëllim që tu përgjigjemi pyetjeve apo shqetësimeve tuaja, përfaqësuesi ynë për konsumatorin mund të ketë nevojë për të dhënat tuaja personale si emrin, adresën dhe numrin e telefonit. Ky informacion përdoret për t'ju përgjigjur pyetjeve tuaja në mënyrë sa më të  plotë të jetë e mundur.

Kartë anëtarsimi MEGATEK, oferta speciale, promovime, kupona dhe garancitë 
Kur ju regjistroheni për oferta speciale MEGATEK, kupona zbritjeje ose promovime të tjera, ne mund të kërkojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të nënvizojmë suksesin e promovimeve të ofertave në të ardhmen. Ju gjithashtu mund të japni një informacion të tillë kur të plotësoni një kartë garancie për një produkt të blerë nga MEGATEK ose ju mund të na japni një informacion të tillë si preferenca  produkti, arsyet për blerjen e tij, informacione rreth stilit të jetes si dhe për të na ndihmuar të mësojmë më tepër rreth preferencave tuaja te blerjes. 

Pa marrë parasysh atë  që përse ne mbledhim të dhënat tuaja personale, ne vetëm premtojmë ta përdorin atë në mënyrën e përcaktuar më sipër. 

Qëllime marketingu
Ju mund të jeni pjesë  e një vëzhgimi rreth grupit të fokusit për qëllime marketingu, të cilat mund të përfshijnë mesazhe nëpërmjet telefonit, SMS ose email. Ne do të veprojmë kështu vetëm në qoftë se ju na informoni për numrin tuaj të telefonit celular ose adrese e-mail si dhe të biem dakord paraprakisht për një mënyrë të tillë komunikimi.

Ne do të sigurohemi se vetëm kemi dërguar mesazhe që ne besojmë se do të jetë me interes për ju si: të dhënat e ofertave të veçanta ose informacione lidhur me produktet dhe shërbimet e reja. Ju mund të vendosni të ç’abonoheni nga mesazhe të tilla marketingu në çdo kohë duke na dërguar një email.

Siguria e informacionit tuaj personal
Ne jemi të angazhuar për të përmirësuar kontrollet e sigurisë për të  mbrojtur informacionet tuaja personale. Për MEGATEK është shumë e rëndësishme tu theksojë se informacioni juaj është i sigurt.  

Përditësimi i Informacionit
Nëse dëshironi që të mund tu rinovojmë informacionin e kontaktit tuaj, të hiqni emrin nga lista e postimeve tona, apo nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me konfidencialitetin e MEGATEK apo të dhënat tuaja personale, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni. 

Shërbimi ndaj klientit të MEGATEK: 04 2388 333 

Na shkruani në :
MEGATEK  S.A 
Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7, Tiranë – Shqipëri

ose dërgoni e-mail tek: info@megateksa.com 

Ne do të bëjmë  më të mirën e mundshme për tu përgjigjur në kohë  pyetjeve tuaja. 

MEGATEK gëzon të drejtën për të ndryshuar kushtet e mësiperme në çdo kohë.

Copyright © 2009 Megatek. All Rights Reserved Build by Gorani.net
Preload Preload2 Preload3 Preload4 Preload5 Preload6