Article 690 380 detox 2

Pini sa më shumë ujë është dieta më e mirë për të qënë gjithmonë në formë me lëkurë të hidratuar. Duhet të përpiqemi të pijmë ujë në mënyrë të herëpashershme që mos të na thahet organizmi.

Uji detox është më i preferuari gjatë stinës së verës, sepse është i lehtë pët tu pregatitur dhe ka pafund receta për të.

Me anë të detoksifikimit largohen të gjitha papastërtitë dhe toksinat e trupit.

Uji detox ndihmon të biesh në peshë dhe e pasuron trupin me vitamina.

Kur ju nisni ta përdorni vini re shtim të energjive trupore dhe përmirsim të humorit, gjithë trupi dhe mendja juaj do të mbushen me pozitivitet. Ja recetat e ujit detox për ju:

 

1. Më i përdoruri është uji me kastravec, limom e mente.

Pirja e ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të këtë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm.

Limoni ju ndihmon për  tretjen për të hequr toksinat dhe për të pastruar lëkurën

.

- Ujë 1.40 lt

-1/2 kastravec

- 1 limon

-Disa gjethe mente

Përgatitja: Lajmë kastravecin dhe e presim feta feta, lajme limonin gjethet e mentes. I vendosim në një kanë të gjitha e mbushim me ujë i përziejmë dhe i lëmë gjithë natën në frigorifer.

 

2. Ujë detox me luleshtrydhe

Luleshtrydhet kanë antioksidant, vitamin C dhe shumë ushqyes të tjerë . I bën mirë shëndetit kardiovaskular , mbron sistemin imunitar , rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.

- Ujë 1.40 lt

-10 kokrra luleshtrydhe

- 2 feta limon

- borzilok

- 1/2 gotë me lëng limoni

 

Përgatitja: Pasi ti kemi pastruar i vendosim tek kana me ujë i përziejmë bashkë dhe i lëmë në frigorifer rreth 5-orë.

 

3. Ujë detox me xhinxher dhe mente

Xhinxheri kjo rrënjë me aromë pastron organizmin , ndihmon në tretje dhe ul nivelin e kolesterolit ne gjak.

- Uje 1.40 lt

-1 kastravec me feta

-3 feta limon

-10 gjethe mente

-pak kripë

-xhinxher

Përgatitja: I përziejmë të gjitha në një enë. E vendosim në frigorifer për 5-orë.