Article 690 380 dsc 0536 copia motorr

Ullinjtë piqen zakonisht në fillim të muajit Tetor dhe vjelja e tyre është e lehtë nëse ke mjetet e duhura. Sa për procesin, ai është mjaft i thjeshtë. Më poshtë po të tregojmë hapat që të duhet të ndjekësh dhe disa këshilla për një vjelje të mbarë.

1. Pastrimi dhe prerja e barit.

Si fillim, për të përgatitur vendin e mbledhjes së ullinjve të duhet një prerëse e mirë bari, e cila sheshon të gjithë tokën përreth pemës duke larguar shkurret apo barërat e këqinj. Kështu, kur ti të shkundësh pemën, do të jetë më e lehtë të mbledhësh prodhimin.

 

 

2. Shtrimi i rrjetës.

Vjelja e ullirit me rrjeta është më e mira që mund të bësh, pasi rrjeta parandalon humbjen  e kokrrave dhe ndotjen e tyre. Pas prerjes së barit ti ke vend të mjaftueshëm për të mbuluar sipërfaqen me rrjetën, gati për tu mbushur plot kokrra. Në Megatek ti gjen disa lloje rrjetash për t’iu përshtatur punës, por dhe buxhetit tënd.

 

 

3. Procesi i vjeljes.

Për të hedhur kokrrat e ullirit mbi rrjetë të duhet një krehër ose makineri (steke shkundëse) e cila falë baterisë apo motorrit bën të mundur lëvizjen e shpejtë të kokës dhe rrjedhimisht shkundjen e plotë të degëve. Në varësi të preferencës tënde, në Megatek ti gjen disa modele të ndryshme për të zgjedhur.

(Këshillë: Nëse bima e ullirit goditet me shkop, mund të dëmtosh degët dhe të ulësh drastikisht prodhimin e vitit tjetër.)

Pas shkundjes të duhet të bledhësh prodhimin nga rrjeta. Mund të përdorësh arka ose kova të përbëra nga plastikë ushqimore, të sigurta në mbledhjen e ullirit.

 

 

4. Vaj apo turshi?

Pas vjeljes duhet të vendosësh ç’do të bësh me prodhimin. Shumica e ullirit të vjelur përpunohet për të nxjerrë vaj, por mjaft prej kokrrave kthehen në turshi për tu konsumuar në mënyrë natyrale.

Proçesi i përpunimit ndikon në 60% të cilësisë së vajit. Ai ka jetë më të gjatë nëse ruhet mirë. Armiku i vajit është drita, nxehtësia dhe ajri. Pas përftimit të vajit ruaje atë vetëm në një enë inoksi ushqimor të çertifikuar, apo enë të tjera alternative qelqi të errësuara të cilat janë shumë të mira për ruajtje. Megjithatë inoksi është materiali ,më i mirë për ruajtje të sasive të mëdha të vajit. Atij mund ti vendosësh një rubinet i cili e bën proçesin e nxjerrjes së vajit nga ena shumë më të lehtë.

 

 

 

Vjelje të mbarë!