Mbrëmja e madhe romantike po afron, dhe nëse në vend të darkave jashtë nëpër restorante preferoni një mbrëmje më intime në ambientet e ngrohta të shtëpisë, zgjidhja e vetme është shtrimi i një darke mbresëlënëse për partnerin tënd.

Mbrëmja e madhe romantike po afron, dhe nëse në vend të darkave jashtë nëpër restorante preferoni një mbrëmje më intime në ambientet e ngrohta të shtëpisë, zgjidhja e vetme është shtrimi i një darke mbresëlënëse për partnerin tënd. Duke qenë se jo çdokush e ka të lehtë të organizojë mbrëmje romantike, fundja jo të gjithë kanë lindur romantikë, ne në Megatek kemi shtruar një tavolinë tipike për dy të dashuruar.

Tavolina, me një dekor minimal mes të kuqes dhe të zezës (për pak pasion dhe mister), ka gjithçka që të duhet për të darkuar me stil edhe në ambientet e rehatshme të shtëpisë.

Si pjesën kryesore të servirjes së ushqimit, pjatat sigurisht duhet të marrin vëmendjen e duhur. Për këtë rast të veçantë ne kemi zgjedhur setin e zi të pjatave të qeramikës, të cilat jo vetëm janë shumë rezistente, por edhe kanë një formë të përshtatshme dhe të lehtë në servirje. Materiali cilësor i pjatës ruan mjaft mirë temperaturën e ushqimit, duke të krijuar mundësinë të përgatisësh ca gjëra edhe më herët.

Për tu kombinuar me pjatat, por dhe për të qëndruar brenda tematikës së ëmbël të dashurisë, shtrojet e tavolinës i kemi përzgjedhur të kuqe. Shtrojet, përveç se nuk lejojnë tavolinën të bëhet pis apo të marrë njolla, konturojnë mjaft këndshëm sipërfaqen e tryezës.

Mbi to, vendosim kompletin e servisit “Baltic” prej inoksi 18/10, i cili përfshin në një çmim mjaft ekonomik setin me thikë, lugë, pirun dhe lugë ëmbëlsire për 6 persona. Cilësia e parë e inoksit siguron jetëgjatësi në përdorim edhe pas kësaj nate të këndshme.

Për një mbrëmje unike kemi përzgjedhur gotat e verës prej kristali nga koleksioni “Reveal'Up”. Buza e hollë e gotës është jashtëzakonisht e rehatshme në buzë. Arkitektura e gotës sjell kthesa, kënde, finesë dhe rrjedhje, duke formuar një harmoni të përsosur vizuale. Ky dizajn, së bashku me pastërtinë dhe transparencën totale të Kwarx® lejon ngjyrën e verës të shihet qartë. Këndi në pjesën e poshtme të gotës krijon një matës të natyrshëm te kapacitetit, kështu që është e lehtë për hedhur sasinë e saktë të verës në gotë.

Por dhe gotat e ujit kanë rëndësinë e tyre në tavolinë. Ato duhet të jenë të plota me një kapacitet të lartë uji, për të shmangur bezdisjen e mbushjes së vazhdueshme të tyre me ujë. Gotat që kemi përzgjedhur kanë një kapacitet të lartë prej 41cl, më se të mjaftueshme për darken tuaj në çift.

Pecetat e bardha nuk duhet të mungojnë në tavolinë, si aksesor i thjeshtë higjienik por dhe si një dekor i kujdesshëm i tavolinës. Me to mund të krijosh forma të ndryshme dekoruese ose, për t'i shtuar më shumë klas darkës, mund t'i mblidhni ato me unazën e pecatave prej bronzi.

Përveç aksesorëve funksionalë të tavolinës, këtë mbrëmje të lejohet të luash dhe me aksesorë dekorues për tryeza. Nuk ka si të mos duket bukur tryeza nëse mbi të ke vendosur lule apo qirinj romantikë. Trëndafilat e kuq, artificialë apo natyralë, sjellin një tjetër atmosferë në dhomë. Ndërsa qirinjtë aromatikë “Y&M” plotësojnë akoma më shumë tryezën. Këta qirinj romantikë jo vetëm përcjellin ndjesi të ngrohta përmes flakës, por edhe shpërhapin në ajër një aromë të këndshme trëndafili. Kështu nuk ke pse shqetësohesh nëse në tavolinë trëndafilat janë artificialë.

Për të theksuar më shumë madhështinë e kësaj mbrëmje, mund të përdorësh mbajtëset elegante të qirinjve, të cilat mund ti vendosësh në mes apo dhe në anë të tavolinës.

Tashmë të mbetet vetëm të shijoni, në rehatinë e shtëpisë suaj, momente të paharrueshme romanticiteti.

Me shumë dashuri,
Megatek.