Karriera

Departamenti i Burimeve Njerëzore në Megatek ka përgjegjësinë për të ruajtur kulturën e kompanisë, e cila është e bazuar në një sërë vlerash që kanë për qëllim zhvillimin e kompanisë dhe përmbushjen e misionit të saj. Departamenti jonë i Burimeve Njerëzore menaxhon punën për të tërhequr një forcë pune të kualifikuar me energji, e cila ka për qëllim përmbushjen e qëllimeve të kompanisë, ku të gjithë së bashku të kontribuojnë për të krijuar një ambient harmonik pune.

Rekrutimi dhe Politikat

MEGATEK është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Politika e rekrutimit të Megatek ka për qëllim të sigurojë që të gjithë rekrutimet janë të bazuara në meritë, që të jenë e drejta dhe jo-diskriminuese.

Qëllimi i politikave të rekrutimit është:

  • Për të tërhequr dhe për të ndërtuar një staf të kualifikuar dhe të larmishëm.
  • Për të siguruar që të gjitha vendimet e përzgjedhjes së kandidatëve janë të bazuara në merita.
  • Për të siguruar që të gjitha pozicionet e lira do të publikohen si jashtë dhe brenda kompanisë.
  • Për të mbështetur rekrutimin e brendshëm si një mënyrë shumë të rëndësishme për të nxitur punonjësit të cilët premtojnë zhvillim.
  • Për t’u siguruar mbështetje menaxherëve të departamenteve të cilët janë pjesë e procesit të rekrutimit.

 

Sistemi i vlerësimit të performancës

Procesi i vlerësimit të performancës nga Megatek bazohet në fakte dhe shmang subjektivizmin. Vlerësimi i performancës siguron bazën për marrjen e vendimeve administrative dhe bazën për përcaktimin e nevojave për trajnim, të cilat do të përmirësojnë performancën e punonjësve. Performanca e mirë shpërblehet me stimuj materialë apo edhe rritje në përgjegjësi.

Ne besojmë se performanca e punonjësve tanë ka ndikim të madh në suksesin e kompanisë, kështu që Megatek i kushton vëmendje të madhe rritjes së performancës individuale dhe zhvillimit të punonjësve.

 

Ejani dhe punoni me ne!

Përkushtim në punë, dëshirë për t'u zhvilluar, karakter, besim, komunikim dhe kompetencat janë elementët përcaktues në karrierën tuaj. 

Dërgoni CV të detajuar dhe Letër interesi:

1. Me e-mail: 

burimenjerezore@megateksa.com ose humanresources@megateksa.com

2. Me postë në adresën e mëposhtme: 
"MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tiranë, Shqipëri"

PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust