Ndihmë & Këshilla

1. Si paguhet për blerjet online?

Ju mund të blini online në faqen e internetit www.megateksa.com me kartë bankare debiti ose krediti (Visa Card/MasterCard), nëpërmjet PayPal, duke paguar direkt në llogaritë tona bankare, dhe me para në dorë në momentin e marrjes së porosisë.

2. Sa kushton transporti?

Transporti i të gjitha porosive Online në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Kosovës është falas.

3. Ku bëni dërgesa të porosive? A mund të blej nga jashtë Shqipërisë?

MEGATEK mundëson dërgesa në shumicën e qyteteve të Shqipërisë. Nëse dëshironi t'ju njoftojmë se kur do të mundësojmë edhe transportin në vende të tjera apo në vendin tuaj, ju lutem regjistrohuni për të marrë buletinin tonë informativ (Newsletter). 

4. Sa vonon transporti?

Ne ju njoftojmë për nisjen e porosisë tuaj nëpërmjet e-mailit. Të gjitha blerjet para orës 18:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 90 minutash në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Fushëkrujës; ditën e nesërme për qytetet e tjera.

5. Sa garanci kam që të dhënat e mia personale nuk do të shpërdorohen? (emri, mbiemri, adresa elektronike, fjalëkalimi)

MEGATEK ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të MEGATEK, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e MEGATEK që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i përgjigjen sa më mirë pritshmërive të tij.  
Për më shumë kliko këtu

6. Nëse dëshiroj të kthej një produkt si duhet të veproj?

Megatek pranon kthimin e produkteve, brenda një periudhe 14 ditore, me paketimin dhe ambalazhimin e padëmtuar, të pa përdorur dhe tё shoqëruar me të gjitha aksesorët, udhëzimet e përdorimit, faturën që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike.
Rimbursimi përfshin vetëm çmimin e produktit dhe jo kostot e transportit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në ngarkim të Klientit.
Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga Megatek dhe për këto raste nuk do të bëhet rimbursimi i pagesës.

Na kontaktoni në numrin +355 (0) 42 388 399 për të nisur një procedurë kthimi.

Shikoni këtu të gjitha kushtet e anulimit të porosisë apo kthimit të produkteve.

7. A mund te blej duke paguar në bankë?

Po ju mund të paguani direkt në llogaritë tona bankare pranë bankës BKT në llogarinë në Lekë dhe Euro. Informacionin mbi numrat e llogarive do ta merrni në emailin e konfirmimit të porosisë tuaj online.

8. Si më garantoni që të dhënat e kartës sime bankare nuk do të keqpërdoren?

MEGATEK përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL Secure Socket Layer) mundesuar nga BKT. Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të MEGATEK dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të MEGATEK.

9. A ofroni servis të produkteve?

Për produktet që kanë të parashikuar garancinë ofrohen shërbime specifike  pas-shitjes.

10. A mund ta përdor kartën MEGACARD për blerje Online?

Karta MEGACARD është e vlefshme vetëm për blerje direkt në dyqanin MEGATEK. Për më shumë shiko këtu

11. Sa përfiton nga karta MEGACARD?

Sistemi i uljeve të MEGACARD përmban 8 shkallë. Shkalla e parë e uljeve fillon pasi në kartën tuaj janë rregjistruar 30 mijë lekë blerje. Niveli i uljes rritet me rritjen e blerjeve tuaja sipas skemës së mëposhtme deri në 8 % ulje.

Ju duhet të tregoni Megacard në çdo blerje në mënyrë që vlera e faturës t’ju regjistrohet në kartë.

12. Si mund të pajisem me MEGACARD

Të gjithë klientët mund të aplikojnë për Megacard pranë “Kujdesit ndaj Klientit” në Hipermarketin Megatek. Adresa Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7, Tiranë – Shqipëri.
Për më shumë kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit të Hipermarketit në T: 04 2388 333 / E-mail: [email protected].

13. A ka garanci produkti që blej?

Informacionin mbi garancinë e çdo produkti  e gjeni online në faqen e çdo produkti.

14.  A mund të kthehet një produkt i blerë me ofertë?

Jo, produktet promocionale nuk mund të kthehen nga Klienti në asnjë rast.

15.    A mund të blej me kredi apo këste?

Po, MEGATEK ofron mundësinë e blerjeve me këste aktualisht për blerje në Hipermarket dhe Online përmes kartës Prima nga BKT.

16. Ofroni shërbim montimi për produktet? Nëse po, sa kushton?

Po, MEGATEK ju rekomandon ekspertët që ofrojnë shërbime montimi me çmime konkurruese të cilët mund t'i negocioni direkt me ta.
Referojuni listës së shërbimeve për më shumë informacion dhe kontakte.

17. Ofroni asistencë projektimi?  

Po, MEGATEK ofron shërbimin e projektimit falas nga arkitektët.

Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved