Shërbime të ofruara në Hipermarket

Përzierje bojërash - Falas!

Në sektorin e bojrave do të keni mundësi të përzieni bojërat falas. Profesionistët e bojërave do t’ju vijnë në ndihmë të përzgjidhni nuancat e duhura sipas stilit tuaj të mobilimit. Jo vetëm përzierje boje, por edhe asistencë si të aplikoni vetë stile, stuko e dekore të ndryshme.

Asistencë teknike - Falas!

Në çdo sektor të hipermarketit MEGATEK gjenden pika informacioni ku ju do të ndihmoheni nga stafi ynë për përdorimin e produkteve të ndryshme. Ju mund të merrni gjithashtu udhëzime nga broshurat e përgatitura për ju. Gjithashtu MEGATEK ofron dhe ndihmë teknike në ambjentet tuaja. Referojuni broshurës së “shërbimeve teknike” për më tepër informacion.

Zdrukthtari - Falas!

Në skajin më të djathtë të hipermarketit MEGATEK do të gjeni zdrukthtarinë, ku stafi ynë mund të presë falas pllakat e zdrukthit dhe të bëjë përpunimin e trarëve të drurit sipas përmasave të dëshiruara.

Arkitektë - Falas!

Le të projektojmë së bashku shtëpinë tuaj! Pranë arkitektëve tanë, ju do të merrni falas asistencë për kombinimin e produkteve të blera në Megatek. Ejani t’ju këshillojmë dhe të përsosim idetë tuaja.

Ambalazh - Falas!

Sipas dëshirave tuaja, ju mund te ambalazhoni produktet e blera ose paketoni dhurata falas në bankinën e ambalazhit, sapo dilni nga kasat. Vetëshërbim.

Shërbime transporti - Tarifa speciale!

MEGATEK ka organizuar shërbime transporti për nevojat tuaja. Për artikujt e blerë qe nuk mund t’i transportoni vetë, mund t’i drejtoheni stafit të “shërbime”- ve pranë daljes së hipermarketit.

Për të gjitha blerjet online në www.megateksa.com, ju përfitoni transport FALAS në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën.

Pagesë me Kartë

Në MEGATEK, ju mund të paguani në mënyrë komode me kartën tuaj bankare. Në ambjentet e MEGATEK, ju vijnë në ndihmë edhe bankat që kryejnë aktivitetin e tyre aty.

Bankomat

Në korridorin para se të hyni në ambjentet e shitjes do të gjeni bankomate në shërbimin tuaj.

Bar - Restorant

Në MEGATEK do të gjeni edhe ambiente gastronomike për pauzat para ose pas blerjes.

Parkim i dedikuar - Falas!

Mbi 600 vende parkimi falas, si edhe parking i dedikuar në pozicione favorizuese për invalid, nëna me fëmijë dhe gra shtatzëna.

PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust