Mbrojtja e privatësisë

  • Megatek disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Klientëve potenciale dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në kuptimin e Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
  • Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Megatek është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
  • Në lidhje me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, Megatek ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Megatek, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat e Megatek që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Megatek merr pëlqimin paraprak të Klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të Klientit. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Megatek.
  • Të dhënat personale ruhen nga Megatek për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare të Megatek, vetëm me miratimin paraprak të Klientit. Megatek ruan të drejtën e transferimit të të dhënave vetëm te nënkontraktorët e tij, të cilët mund të ndodhen jashtë Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për transferimin e të dhënave personale dhe hyn në marrëdhënie kontraktore me këta nënkontraktorë për sigurimin dhe marrjen e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ruajtjen e konfidencialitetit të tyre.
  • Megatek do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të Megatek për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Klientit në faqen e internetit të Megatek, përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Klientit dhe Megatek në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.
  • Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.
  • Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, Megatek duhet tё njoftohet menjёherё.
  • Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Megatek me shkrim në adresën: Megatek Sh.A., Katund i Ri, Superstrada Tiranë-Durrës, km 7, tek kthesa e Rinasit, Kashar, Tiranë ose me e-mail: online-support@megateksa.com.

 

PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust