Transporti & Dërgesa

Proçesimi i porosive

Të gjitha blerjet para orës 18:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 1ore e gjysëm në qytetin e Tiranës, Durrësit, Krujës dhe Fushë-Krujës; ditën e nesërme për qytetet e tjera.

Për zonat: Tropojë, Pukë, Has, Gramsh, Ersekë do kontaktoheni në telefon për detajet e transportit.

Porositë e bëra gjatë fundjavave ose në ditët e festave zyrtare do të procesohen në ditën pasardhëse të punës.

Dërgesa

Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit dhe do të mbërrijë tek ju jo më vonë se 3 ditë në varësi të vendndodhjes tuaj. Ju do të njoftoheni nëpërmjet postës elektronike kur porosia juaj të niset.

Kostoja e transportit do të llogaritet duke pasur parasysh vendndodhjen tuaj si dhe peshën e produkteve të porositura. Ju mund të shikoni koston e transportit për produktet e përzgjedhura në shportën tuaj në përfundim të procesit të porositjes (përpara se të kërkohet konfirmimi i porosisë).

Nëse ndonjë nga artikujt e porosisë tuaj nuk është i disponueshëm për momentin, ne do t’iu kontaktojmë për t’iu kthyer paratë ose për të zëvendësuar artikullin. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’iu kërkojmë kohë deri në pajisjen sërish me artikullin e munguar.

Marrja e porosisë

Megatek nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti dhe nuk merr përsipër shkarkimin apo montimin e produkteve.

Probleme me porosinë
Ne duam që ju të keni eksperiencën më të mirë në Shqipëri me blerjet elektronike, prandaj nëse hasni çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail. 
Telefon: +355 (0) 4 2388 399 
Email:  logistics-support@megateksa.com

Kontaktimi i kujdesit të klientit
Kur ju kontaktoni shërbimin e klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail, ju lutem jepni të dhënat e mëposhtme në mënyrë që të keni asistencën e kërkuar në kohë sa më të shkurtër: 
1.    Emrin tuaj.
2.    Datën kur keni kryer blerjen (nëse e dispononi).
3.    Kodin referues të blerjes (nëse e dispononi).
4.    Numrin e gjurmimit të dërgesës (nëse e dispononi).
5.    Përshkrim të shkurtër të problemit që keni.

Nëse na dërgoni e-mail, ne do t’iu kontaktojmë sapo të kemi zgjidhur problemin tuaj.  

Nëse do të telefononi, ju do të flisni direkt me operatorët e kujdesit të klientit.

PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust