Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 3 mt x thellësi 76 cm

Out of stock
Kodi
790073
17,900 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Pishinë e montueshme Steel Pro™ në formë rrethore, prej materiali sintetik DuraPlus™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC dhe të përforcuar me një shtresë rrjete najloni dhe poliestre në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta. Struktura mbajtëse me teknologji Framelink System™ ka përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pishina ka përmasa Ø305xH76 cm dhe kapacitet mbajtës të ujit prej 4678 litrash. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 20 minuta. Seti gjithashtu përmban: • Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë, prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 1249 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret. • Një filtër Flowclear™ (tipi 1) me veti antibakteriale dhe antimikrobiale, i cili vendoset në depozitën e pompës filtruese. • Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit dhe rekomandohet të përdoret nga fëmijë të moshës mbi 8 vjeç.
Specifikime teknike
  • Përmasat: Dia. 3 mt x thellësi 76 cm
  • Ngjyra: Gri
  • Materiali: PVC / metalike
  • Kapaciteti: 4678 litra
  • Pompa e përfshirë: Po
  • Marka: Bestway
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 3 mt x thellësi 76 cm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved