Fasada e jashtme është shpesh e fundit për të marrë vëmendjen e projektimit, por ajo çfarë rrethon shtëpinë tuaj është po aq e rëndësishme sa ajo që është në brendësi. MEGATEK sjell për ju pllakë veshje guri artificial mesdhetar PALERMO në forma dhe ngjyra elegante e plot stil për veshje fasadash të jashtme dhe të brendshme. Idetë e mirë-projektuara të peisazhit plotësojnë arkitekturën e shtëpisë tuaj me pllakat e gurit dekorative të veshjes. Pllakat PALERMO shtojnë bukurinë dhe ngrohtësinë në ambientin tuaj duke ju dhuruar karakteristika të arkitekturës siçiliane.