Insekticid kunder insekteve zvarrites dhe foleve te tyre 400 ml

Në stok
Kodi
64455
840 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Insekticid I lëngshëm kunder insekteve zvarrites dhe foleve të tyre, rekomandoret per perdorime në banesa, bare dhe restorante, perdorime profesionale etj. SPIRA Microtech Extra është një lëng insekticid gati për tu përdorur në një spektër të gjerë veprimesh kundër insekteve. Eshtë efektiv në kontrollin dhe eleminimin e milingonave, merimangave dhe insekteve të tjera zvarritëse, I pershtatshem për tu perdorur për brenda dhe jasht. Është gjithashtu efektive kundër insekteve fluturues të tilla si mushkonja, duke përfshirë dhe mushkonjat "tigër", grerëzat etj. Ai eliminon insektet që mbështeten në sipërfaqe të trajtuar me pare me isekticid, të tilla si mure, gardhe, dysheme, perde, etj. Eleminon insektet e pranishëm në kohën e trajtimit dhe parandalon ardhjen e insekteve për 2-3 javë. Udhëzime për përdorim: Shperndajeni në mënyrë të barabartë në zonen ku janë të pranishme apo kalojne insekte si: në cepat, të çara, prapa dhe nën mobilje, pajisje te ndryshme etj. Në rastin e milingonave, të shpërndahet veçanërisht në korridore, dritare, shtylla, ballkone etj. Normalisht nëse përdoret sic duhet dhe sa duhet 400 ml janë të mjaftueshme për të trajtuar një sipërfaqe prej 20-30 metra katrore. PARALAJMËRIME: Mos e përdorni produktin në sasi të tepërt. Shmangni kontaktin në mënyre të drejtpërdrejtë me sytë. Shmangni kontaketet me ushqimet. Mos konsumoni ushqime, mos pini duhan gjatë përdorimit. Në rast ndotje, lani duart me ujë dhe sapun. Ne rast aksidenti ose në qoftë se ju nuk ndiheni mirë kërkoni këshilla mjekësore menjëherë.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 400 ml
  • Marka: Spira
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Insekticid kunder insekteve zvarrites dhe foleve te tyre 400 ml
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved