Metrazh per perde, poliestër, e zezë, 2.8 mt

Modeli: 13386



Perdja është një element përbërës, mbrojtës që integron ose ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me ngjyrën e Zezë dhe transparencën e saj, krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë, dritë-hije në ambientin brenda shtëpisë suaj. Jepini ambientit tuaj një identitet të ri me perden ngjyrë të Zezë transparente, të përbërë nga materiali organza (tyl) dhe fijet e poliestrës 100 % të pastra, që i japin këtij produkti një shkëlqim të mëndafshtë të konturuar me elegancë në dritaren tuaj, duke u kombinuar me elementët e tjerë të dekorit me ngjyra gri të errët, të kuqe, të bardhë etj. Lehtësisht e kombinueshme në ambiente me stil bashkëkohor duke sjellë ekstravagancë dhe kontraste të lehta me ngjyrën e divaneve, mobilieve të bardha dhe elementëve të tjerë të hapësirave tuaja.

  • Linja : Moderne
  • Materiali : Poliestër
  • Ngjyra : E zezë
  • Përshkueshmëria e dritës : Mesatar
  • Lahet në lavatriçe : Po, 30°C
  • Gjerësia : 2.8 mt
PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust