Metrazh per perde, poliestër, e bardhë, 2.8 mt

Modeli: 13395



Perdja është një element përbërës, mbrojtës që integron ose ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me ngjyrën dhe transparencën e materialit krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë, dritë-hije në ambientin brenda shtëpisë suaj. Jepini ambientit tuaj një identitet të ri me perden transparente ngjyrë të Bardhë me linja harkore të qëndisura me gri, të përberë nga materiali organza (tyl), që i jep këtij produkti një shkëlqim të mëndafshtë të konturuar me elegancë në dritaren tuaj, duke u kombinuar me elementët e tjerë të dekorit me ngjyra të kuqe, gri të errët, të bardhë, të zezë etj. Lehtësisht e kombinueshme në ambiente me stil bashkëkohor, duke sjellë ekstravagancë dhe kontraste të lehta me elementët e dekorit të hapësirave tuaja.

  • Linja : Moderne
  • Materiali : Poliestër
  • Ngjyra : E bardhë
  • Përshkueshmëria e dritës : Mesatar
  • Lahet në lavatriçe : Po, 30°C
  • Gjerësia : 2.8 mt
PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust