Citofonitë janë pajisje që rrisin sigurinë në ambjentet tuaja të banimit duke ju ofruar intimitet dhe komoditet. Ky version është lehtësisht i instalueshëm dhe nuk kërkon punime shtesë falë mënyrës së trasmetimit të sinjalit wireless. Eshtë një aksesor që ju ofron siguri por gjithashtu dhe një aksesor shumë i mirë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në lëvizje. Ka një zonë mbulimi rreth 150m , njësinë e jashtme me shkallë mbrojtje IP44. Trasmetimi dixhital i sinjalit me frekuencë 2.4GHz përjashton mundësinë e interferencës dhe ofron qartësi të zërit. Njësia e brendshme ju jep mundësinë e hapjes së derës, njësia e jashtme është material alumin rezistent ndaj oksidimit.I përshtatshëm për tre familje.
Specifikime teknike
Modeli: 3 familje/Pa kabëll
Shkalla e mbrojtjes: IP44
Tipi: Citofon
Paketimi: 21cm x 16cm x 22cm
Aksesorët e përfshirë: 3 Njësi të brendshme+njësinë e jashtme+3 ushqyes