Ngadalë po vjen dimri dhe siç po mendojmë për veshjet e trasha, ngrohësit e shtëpisë apo zahiretë e dimrit , duhet të mendojmë dhe për kafshët tona shtëpiake. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj nevojave të miqve tanë gjatë kushteve të ftohta të motit.

Njerëzit kohët e fundit kanë filluar të kujdesen shumë për kafshët shtëpiake dhe sidomos për qenin. Shumë prej tyre madje investojnë në shtëpi cilësore për qentë e tyre. Por për ti bërë ballë një dimri të ftohtë, veçanërisht nëse qëndron jashtë, qeni ka nevojë për shumë më shumë se një kolibe të re. Ai ka nevojë për një ushqyerje të mirë, produktet e duhura të higjenës, qafore apo zinxhirë të rehatshëm, por pse jo dhe për lodra rezistente për t'i falur pakëz argëtim.

Strehimi

Kolibja e qenit duhet të jetë pak e ngritur nga toka që të sigurojë mbrojtjen nga era por sidomos dhe nga shirat. Ajo duhet të jetë me përmasa të përafërta me qenin, sepse duhet të ruajë ngrohtësinë e trupit të tij. Për t'i garantuar qenit tënd mirëqenien e duhur, kontrollo vazhdimisht shtëpizën dhe mbulesën e shtruar poshtë tij për lagështi, sepse në qoftë se shtroja është e laguar, rreziku për të marrë një ftohje është i madh.

Përkujdesja

Një qen me lëkurë normale këshillohet të lahet së paku një herë në muaj me shampo të veçantë për qen. Por nëse dëshiron ta lash më shpesh duhet të përdorësh një shampo hidratuese për të parandaluar tharjen e lëkurës. Në Megatek mund të gjesh dhe furça apo krëhëra të llojeve të ndryshme të cilët i përshtaten çdo gëzofi. Larësi 360 gradë i qenit është një produkt gjithashtu shumë i kërkuar.

 

Ushqimi

Për ti dhënë qenit ushqimin e thatë mund të përdorësh tasa plastikë apo inoksi, të formave dhe madhësive të ndryshme. Ndërsa për dhënien e ujit apo lëngjeve të tjera duhet të kesh shumë kujdes. Duhen përdorur enë me material të rëndë të cilat rrëzohen me vëshirësi dhe nuk lejojnë derdhjen e lëngut.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të sigurohesh gjithmonë që qeni yt të ketë ujë të freskët gjatë gjithë ditës.

Vite më parë njerëzit i ushqenin qentë e tyre me ushqimet e mbetura nga vaktet në shtëpi, por sot ka një shumëllojshmëri produktesh të cilat i kanë të gjitha vlerat e duhura ushqimore për mikun tënd. Në Megatek do të gjeni një gamë të gjerë.

Qaforja dhe zinxhiri

Roli kryesor i qafores dhe zinxhirit është disiplinimi i qenit. Por duhet bërë mjaft kujdes në përzgjedhjen e tyre, pasi produkti jo i përshtatshëm për të mund të shkaktojë probleme shëndetësore në lëkurë. Qaforja prej lëkure është më e mira për qenin. Zinxhiri duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me gjatësi që përshtatet; i shkurtër për qëllime edukimi, normal për shëtitje dhe i gjatë për vrap.

Lodrat

Lodrat janë të domosdoshme jo vetëm për argëtimin, por dhe për shëndetin e qenit. Falë modeleve të shumta të lodrave në Megatek, qeni yt mund të ketë mishra dhëmbësh më të fortë, muskuj më të trajnuar dhe sigurisht plot orë argëtimi! Në Megatek mund të gjesh lodra të cilat përbëhen nga një material gome i butë, i cili mund të kafshohet lehtë dhe nuk i dëmton dhëmbët. Nëse nga lodrat shkëputen pjesë të vogla dhe gëlltiten aksidentalisht nga qeni, mos u shqetëso! Ato mund të largohen lehtë nëpermjet jashtëqitjes dhe nuk përbëjnë problem për shëndetin.

Megjithëse mund të thuhet shumë më tepër për përkujdesjen ndaj mikut tënd më të mirë, shpresojmë që të kemi rradhitur nevojat e tij më kryesore për këtë dimër.