Bimët e gjelbërta brenda në shtëpi jo vetëm arredojnë bukur ambientin. Mjaft studime shkencore kanë vërtetuar se të jesh i rrethuar me gjelbërim ndihmon në një jetë më të balancuar dhe më të shëndetshme. Por pse duhet të mbjellësh edhe brenda?

Sepse shtëpia është e bukur dhe e shëndetshme kur është e rrethuar me gjelbërim! Bimët natyrale ulin ndjeshëm nivelin e stresit, përmirësojnë përqëndrimin dhe rrisin produktivitetin në punë krijuese me 15%. Duke bashkëjetuar me bimët, aftësia jote për të memorizuar rritet deri në 20% më shumë. Madje edhe dheu i tyre ndihmon në jetën e përditshme. Ai përmban disa mikrobe të dobishme (M. vaccae) të cilët lëshojnë në ajër një seri substancash stimuluese, të cilat ndihmojnë trurin në balancimin e hormoneve duke na përmirësuar ndjeshëm humorin. Është i njëjti efekt që na jep dhe aroma e dheut pas shiut, të cilën të gjithë e pëlqejmë!

Por nuk duhet të kujdesesh për bimët vetëm sepse duke qenë pranë tyre ndjehesh më pozitiv. Ato kanë dhe mjaft efekte pozitive në cilësinë e ajrit në dhomë. Jo vetëm ndihmojnë në nivele më të larta oksigjeni, por edhe janë antibakterialë natyralë mjaft efektivë. Dhoma e mbushura me bimë dhe lule kanë deri në 60% më pak bakterie apo myk në ajër. Bimët e mbjella gjithashtu ndihmojnë shërim më të shpejtë të organizmit nga plagët apo lëndimet.