6 Gjëra që duhet të bëni PARA se të shkoni në plazh

6 Gjëra që duhet të bëni PARA se të shkoni në plazh

Pushimet verore janë ato çka presim gjithë vitin për tu argëtuar pafund dhe shijuar detin. Por para se të nisemi për pushime apo për një fundjavë në plazh, duhet të dimë se çfarë duhet të marrim me vete për disa ditë relaksuese pranë detit.

Nëse duam ta shijojmë verën dhe ti marrim më të mirën rrezeve të diellit, duhet patjetër të përdorim krem mbrojtës për të shmangur djegiet e padëshirueshme.

Nëse makina është shoku yt i pandashëm këtë verë për të vizituar vende të reja, atëherë një mbrojtëse dielli është e domosdoshme. Jo vetëm për tu kujdesur për ambientet e brendshme të makinës suaj, por mendo dhe për veten, duke shmangur nxehtësinë që ndesh sapo hyni në makinë.

Çadrat dhe karriget e plazhit janë aq praktike, saqë janë bërë një zgjidhje e duhur për të gjithë aventurierët të cilët janë gati të vizitojnë shtigje plazhi të pazbuluara më parë duke mos u shqetësuar se si do ruhen nga rrezet e diellit.

Fëmijët argëtohen pafund në det, por lodrat nuk janë kurrë të mjaftueshme. Lodrat e shumta të rërës apo pistoletat e ujit do i krijojnë fëmijëve kujtime të paharrueshme.

Komardaret janë një shpëtim për këdo i cili nuk është shumë i qetë në ujë dhe nëse po mendoni se e rekomandojmë vetëm për fëmijët, gaboheni. Rrëmbeni komardaren tuaj të preferuar të përmasave, ngjyrave apo formave të ndryshme dhe nisuni drejt një aventure të re ujore.

Vera nuk mund të konceptohet pa një çantë e cila mundëson të marrësh me vete një listë produktesh që nevojiten për një ditë në plazh. Në verën e nxehtë nuk mund të mungojnë shapkat me gisht të cilat janë shumë praktike dhe të rehatshme duke i kombinuar me një kapele plot stil për të kompletuar një veshje të lehtë për plazh.

Related articles
  1. Gati për aventura të reja këtë verë?

    Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

    Lexo më shumë
  2. Kinema në qiell të hapur

    Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

    Lexo më shumë
  3. Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia

    Edhe pse palestra vitet e fundit është kthyer një domosdoshmëri të kohëve moderne, jo të gjithë kanë kohën apo vullnetin e duhur për të shkuar në një ambient palestre dhe për të mbajtur trupin në formë.

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved