Disa truke të thjeshta për nënat në plazh

Disa truke të thjeshta për nënat në plazh

Nëse ju dhe familja juaj po shkoni në bregdet, iu rekomandojmë këshillat më të mira për plazh që do t'ju nevojiten për një arratisje argëtuese dhe pa stres.

Tashmë e dimë shumë mirë që rëra futet kudo -- në këpucë, midis gishtërinjve apo këmbëve. Por shkundja e rërës  është pak e bezdisshme, kështu që nëse keni nevojë për pak ndihmë shtesë, merrni pak pudër për fëmijë.

Përdorni shportën e rrobave për të shkundur rërën apo ujin nga sendet tuaja të plazhit. Është e shkëlqyeshme dhe shumë praktike në të njëjtën kohë për të organizuar lodrat e shumta të fëmijëve. Mund t'i merrni gjërat në shtëpi pa marrë gjysmën e plazhit me vete!

Të vegjëlve nuk u pëlqen të aplikojnë krem kundër diellit dhe shpeshherë refuzojnë ta vendosin. Por, nëse e vendosni kremin në furçat e grimit fëmijët tuaj do të argëtohen duke menduar se po vendosin makijazh. Ata nuk do të bëjnë më naze.

Nëse nuk doni të vraponi sa andej këtej për tu pastruar nga këmbët. Përdor një kovë të cilën mund ta mbushni kovën me ujë të pastër dhe t'i shpëlani lehtësisht këmbët me rërë.

Rrezet e diellit mund të jenë vërtet të forta, ndaj mos harroni të ktheni shapkat me gisht mbrapsht. Në këtë mënyrë, sapo ju ose fëmijët tuaj të jeni gati t'i vishni përsëri, ata nuk do të jenë të aq të nxehta.

Për të marrë ushqimet e preferuara në plazh, me shumë mundësi do t'ju duhen disa tasa praktikë plastikë sa herë që iu shkon në mendje të konsumoni diçka.

Related articles
  1. 7 Këshilla që të jeni të sigurtë gjatë pushimeve

    Zyrtarisht verë dhe pushimet verore apo plazhi janë ato çka na emocionojnë pafund për të shijuar ditët e nxehta në maksimum. Por nëse jeni gati për aventurat e reja në ujë, ju tregojmë se si mund të qëndroni të sigurt këtë verë duke krijuar kujtime që do mbesin gjatë në memorien tuaj.

    Lexo më shumë
  2. 6 Gjëra që duhet të bëni PARA se të shkoni në plazh

    Pushimet verore janë ato çka presim gjithë vitin për tu argëtuar pafund dhe shijuar detin. Por para se të nisemi për pushime apo për një fundjavë në plazh, duhet të dimë se çfarë duhet të marrim me vete për disa ditë relaksuese pranë detit

    Lexo më shumë
  3. Gati për aventura të reja këtë verë?

    Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved