Koha perfekte për të mbjellë lule dhe bimë

Koha perfekte për të mbjellë lule dhe bimë

Lulet dhe bimët janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz. Është koha kur mund të admirojmë bukurinë e bimëve tona dhe të mbjellim fara të reja, të cilat me lulëzimin e tyre do të mund ta bëjnë shtëpinë të bukur. Të gjithë nxitojnë me mbjelljet e shumë luleve dhe perimeve për t'i kujtuar vetes kënaqësinë dhe magjinë e natyrës në shtëpi!

Në Megateksa shumëllojshmëria e farave që mund të përdorësh për kopshtin apo ballkonin tënd është e madhe. Janë plot 186 lloje të ndryshme farash nga të cilat mund të zgjedhësh. Ato variojnë që nga farat e luleve, frutave, perimeve e deri tek farërat cilësore për barin e kopshtit. Për të nisur me mbjelljen e farave, fillimisht na duhet dhè i pasur e cilësor (humus) si dhe nëse kemi dhè, na duhen ushqyes cilësorë për bimët e reja.

Gjatë fazës së filizit dhe rritjes së parë, çdo bimë ka nevojë për më shumë ushqyerje se zakonisht. Farat fillimisht do ti mbjellim në vazo shumë të vogla (vazo për kubikë), deri sa filizi të jetë në gjendje të transportohet, të mbillet dhe të rritet në vazon e madhe apo në tokë. Mbush mini vazot me mjaftueshëm dhe, vendoseni farën pak nën sipërfaqe (sa të mbulohet) dhe prisni me durim shpërthimin e sythit të parë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ushqimi i humusit është i mjaftueshëm, prandaj nuk ka nevojë për ushqyes shtesë, por duhet të keni kujdes që të siguroheni që dheu në të cilin qëndron fara të jetë gjithmonë i njomë me ujë. Mund të përdorësh etiketa të vogla prej bambuje për të shënuar bimët dhe për të mos ti ngatërruar ato.

Pasi bima është rritur mjaftueshëm dhe në gjykimin tuaj është aq e rritur sa të përballojë mbjelljen në një vend tjetër, ju duhet vetëm të hapni gropën (në varësi të madhësisë të bimës), të përdorni ushqyes, dhe të siguroheni që bima është e shtrënguar mirë në dhe. Menjëherë pas mbjelljes ujiteni bimën e re dhe kujdesuni shpesh për lagështinë në tokë.

Related articles
  1. Lulet që duhen në shtëpinë tuaj

    Nuk ka mënyrë më të mirë për të shijuar këndin tënd të gjelbër në shtëpi. Ne dëshirojmë të shohim sa ku shkon krijimtaria e klientëve tanë që zgjedhin vetëm produktet e Megatek.

    Lexo më shumë
  2. Pse bimë brenda në shtëpi?

    Bimët e gjelbërta brenda në shtëpi jo vetëm arredojnë bukur ambientin. Mjaft studime shkencore kanë vërtetuar se të jesh i rrethuar me gjelbërim ndihmon në një jetë më të balancuar dhe më të shëndetshme. Por pse duhet të mbjellësh edhe brenda?

    Lexo më shumë
  3. Përmirëso kopshtin apo ballkonin tënd.

    Të arredosh hapësirat e shtëpisë nuk është punë e lehtë. Në dukje një argëtim plot fantazi dhe zgjedhje, arredimi i hapësirave ku ti qëndron çdo ditë, mund të kthehet në një mankth pasigurie dhe mëdyshje. Por ti mos u shqetëso; jemi këtu për të ndihmuar.

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved