Një nga sugjerimet tona është seti i drurit i palosshëm me tavolinë rrethore dhe karrige me konstrukt druri dhe gazebo (tendë) të cilat janë lehtësisht të montueshme.

Megatek ju jep mundësinë të përzgjidhni në gamën e gjerë të seteve për ambiente të jashtme me përbërje druri, plastike, ratani, alumini etj, të përshtatshëm për të gjitha ambientet e jashtme.

Një nga sugjerimet tona është seti i drurit i palosshëm me tavolinë rrethore dhe karrige me konstrukt druri dhe gazebo (tendë) të cilat janë lehtësisht të montueshme.

Ndiqni hapat si më poshtë:

Pasi të hapni paketimet ju lutem lexoni me kujdes udhëzimet për çdo lloj produkti pasi ju ndihmojnë të përfundoni në një kohë të shkurtër dhe saktë montimet.


Tavolina në pakëtim është e palosur, duhet ta ngrini në këmbë dhe të ndiqni udhëzimet për hapjen e këmbëve që të mbajnë suprinën në mënyrë horizontale.

Karriget janë gjithashtu të palosura dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është hapja e tyre dhe vendosja në vendin ku dëshironi.

 


Ndërtimi i gazebos (tenda):

Para se të filloni montimin, sigurohuni që sipërfaqja ku  do të ngrihet gazebo të jetë i niveluar. Ju sugjerojmë që më para të keni vendosur pllaka druri, guri, betoni apo zgjedhje të tjera sipas preferencave.

Lexoni me kujdes udhëzimet.

Ndajini pjesët metalike sipas numrave që ta keni më të lehtë kombinimin e tyre.

Pas ndarjes filloni lidhjen e tubave sipas numrave me pjesët plastike dhe me pas sipas skemës me njëra-tjetrën.

Hapni tendën e palosur dhe vendoseni në këndet e skeletit metalik që të puthitet plotësisht.

Mund të zgjidhni edhe aksesorë të tjerë me lule për të hijeshuar ambjentin sipas dëshirës.