Balsam për lëkurën e fytyrës, me një formulë dermatologjikisht të testuar, e cila ristrukturon dhe ushqen intensivisht lëkurën, e bën lëkurën më uniforme, përmirëson tonin e lëkurës, ka efekt mbrojtës kundër plakjes së parakohshme të lëkurës, që vjen si rezultat i ekspozimit në diell (foto-plakja), si dhe ndihmon për të forcuar dhe rivendosur ekuilibrin e lëkurës, duke dhënë një ndjesi të rehatshme. Mënyra e përdorimit: Aplikoni produktin në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke e përhapur me një lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Për një veprim më intensiv, rekomandohet që produkti të përdoret në kombinim me Korff Perfect Balance Oil (kodi 901448). Ky produkt është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë ose shumë të thatë.