Boje akrilike nirocryl extra mat, e cilesise se I, 15 L e bardhe

Out of stock
Kodi
68430
Special Price 5,990 Lekë Ishte 8,600 Lekë
Ju kurseni 30% ose 2,610 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Përshkrimi i produktit : Bojë akrilike me bazë uji e cilësise më të lartë, me një shtresë pëfundimtare extra mat, e përshtatshme për të lyer mure të brëndshëm dhe të jashtëm. Kjo bojë ka një shkallë të lartë përhapje dhe mbulimi, gjithashtu ofron veti të shkëlqyera nivelimi. E qëndrueshme ndaj kushteve të motit dhe larjes. Pas tharjes krijon një shtresë të lëmuar extra mat, duke i dhënë mureve të shtëpisë një pamje të freskët dhe elegante. Falë shtresës së saj super mat, mbulon defektet e vogla të murit, dhe është vecanërisht e përshtatshme për lyerje të reja dhe tavane. E qëndrueshme me kalimin e kohës dhe ruan pamjen e saj të re. Vëndet ku mund të aplikohet : Kjo bojë mund të përdoret për lyerjen e mureve të brëndshëm dhe të jashtëm, në gipse, në beton, bordurat e betonit, bordurat e gipsit, pas një punimi të përshtatshëm të sipërfaqeve. Përgatitja e sipërfaqeve: Pastroni sipërfaqet mire me qëllim për të hequr cdo papastërti, ndryshk, bojën e vjetër, yndyrnat etj. Sigurohuni që boja e vjetër që ka ngelur në mur të jetë e ngjitur mirë. Pastroni murin me një spatul, ose letër zmerili. Përdorni Primer S për muret e brendshëm dhe Bonding Primer ose Primer X për muret e jashtëm. Aplikimi: Tundeni mire para përdorimit. Përhapeni me një furce, rrul ose spërkatës me presion në 2 duar. Mos e aplikoni kur temperatura është më poshtë se 7⁰C. Ngjyrat: Nuancat nga ngjyrat e Nirlat. Lemimi: Mat. Mbulimi : 20 m²/L në një dorë ose 10 m²/L në dy duar (mbulim i plotë). Hollimi: Dora e parë hollohet me 20% ujë, dora e dytë me 10%. Pastrimi: Ujë dhe sapun. Koha e tharjes: Për ta prekur 1 orë. Për ta rilyer 2 orë. Tharje e plotë për 24 orë. Mbajtja ne raft: 18 muaj në vënd të freskët dhe të thatë.
Specifikime teknike
  • Hollimi: Dora e parë hollohet me 20% ujë, dora e dytë me 10% ujë
  • Koha e tharjes: Koha e rilyerjes: 2 ore (ne kushte atmosferike te pershtateshme) Per ta prekur: 1 ore Tharja e plote
  • Mbulimi: 14 m²/L në  2 duar
  • Paketimi: 15 L
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Boje akrilike nirocryl extra mat, e cilesise se I, 15 L e bardhe
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved