Detergjent i parfumuar me efekt zbardhues, me një formulë të përmirësuar me agjentë zbardhues me bazë klori, e cila higjienizon rrobat dhe sipërfaqet e ndryshme, duke eliminuar mikrobet dhe bakteret, si edhe mbron fibrat e rrobave, duke ruajtur cilësinë dhe bardhësinë e tyre pas çdo larjeje. Përdoret për larjen e rrobave të bardha, si edhe mund të përdoret për pastrimin dhe higjienizimin e dyshemeve, pllakave dhe pajisjeve hidrosanitare. Sasia e dozimit është 150 ml në 10 l ujë, ndërsa për njolla të vështira përdoret një sasi më e madhe detergjenti.