Izolues taracash, akrilik, fleksibël, 20 kg, mbulon 1.5 kg për m2, (e bardhë)

Në stok
Kodi
58172
7,200 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Izolues tarace (Top Roof) 6 kg ngjyrë e bardhë. Izoluesi është një shtresë lyerjeje akriliku fleksibël e përforcuar me fibër për taraca. E destinuar për taracat e çative me pjerrësi kulluese. Top Roof është shumë rezistente ndaj të gjitha kushteve atmosferike, parandalon depërtimin e ujit dhe kullimin e tij dhe si fleksibel që është parandalon gjithashtu fenomenin e krisjes së sipërfaqes së taracave në formë vijëzimesh. Top Roof krijon një shtresë lyerjeje të trashë akrilike e cila shmang nevojën për lyerjen me të bardhë të taracës në mënyrë të vazhdueshme dhe në këtë mënyrë ndalon ndërtesën nga nxehja e tepërt. Parapërgatitja e sipërfaqes. Përpara aplikimit pastrojeni sipërfaqen mirë nga dherat, pluhuri dhe mbetjet e ciflosura të gëlqeres. Përdorni nje mistri për të kruajtur dhe hequr zonat e taracës. Mbas shpëlarjes sigurohuni që i gjithë uji është tharë dhe kulluar dhe nuk ka mbetur zonë e çatisë e lagur. Nëse ka plasaritje në tarace mbushini me stuko akrilik Nisoreal Super mbasi të jetë tharë sipërfaqja dhe më pas prisni 24 orë që stukoja të thahet. Përdorimi: Mos e përdorni nëse parashikohet shi në 72 oret e ardhshme. Ne vere eshte e keshillueshme te perdoret ne oret e para te mengjesit perpara se te nxehet tavani (catia). Top Roof aplikohet ne dy shtresa me nje rendese totale prej 1.5 - 2.5kg/m². Aplikojeni ne pjeset lidhese te siperfaqes dhe anet me ndihmen e nje ruli ose furce te madhe lyerjeje. Aplikojeni ne siperfaqen e tavanit dhe mbaroni aty ku e filluat. Perseriteni punen per here te dyte, pas nje ose dy ditesh, ne varesi te kushteve atmosferike. Pastrimi Veglat dhe duart mund te pastrohen me uje dhe sapun menjehere pas perdorimit. Karakteristikat e shtreses se lyerjes Nuanca e ngjyrimit: E bardhe. Niveli i shkelqimit: Mat. Te dhenat materiale Permbajtja: Emulsion akrilik i bazuar ne uje, me nje shtese mineralesh dhe fibre perforcuese. Tretja: Shtresa e pare e lyerjes mund te tretet deri ne 10-15% uje. Ndersa shtresa e dyte e lyerjes mund te tretet me uje deri ne 5-10%. Aftesia e mbulimit: 1.5 - 2.5kg/m² ne dy shtresa lyerjeje. Aftesia e mbulimit eshte e llogaritur sipas matjes se punes te nje punetori me pervoje dhe me aftesi , me nje grade te ndryshme pervetesimi dhe mund te ndryshoje ne varesi te metodes se punimit, siperfaqes dhe kushteve klimaterike. Kufizime Mos e perdorni materialin kur temperatura eshte nen 7 grade C ose kur parashikohet mot me shi. Kohezgjatja e tharjes Ndermjet shtresave te lyerjes: 24-48 ore (ne kushte normale atmosferike) Per tu prekur: Tharja e plote : 72 ore.
Specifikime teknike
  • Hollimi: Me 10-15% ujë
  • Paketimi: 20 Kg
  • Mbulimi: 1.5 - 2.5kg/m²
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Izolues taracash, akrilik, fleksibël, 20 kg, mbulon 1.5 kg për m2, (e bardhë)
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved