Locion me veti purifikuese dhe forcuese për flokët dhe lëkurën e kokës, me një formulë hipoalergjike të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me ekstrakt xhinxheri, e cila ushqen dhe rigjeneron flokët, duke balancuar nivelin e yndyrës së flokëve. Përdoret për rigjenerimin e rrënjëve dhe u jep flokëve një pamje të shëndetshme. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjithë llojet e flokëve. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të aplikohet në flokë të lagur pas aplikimit të shampos.