Sapun i ngurtë, i pasuruar me vajra bimorë me veti eudermike, proteinë bajameje të ëmbël, mjaltë akacieje dhe ekstrakt lulesh kalendula, me përbërës aktivë natyralë të një cilësie të lartë dhe me formulë bimore, i përgatitur nëpërmjet procesit të sapunizimit në të nxehtë. Nuk përmban vajra mineralë, parabenë, përbërës agresivë ndaj lëkurës apo përbërës kimikë EDTA. Përdoret për pastrimin, zbutjen dhe hidratimin e lëkurës së duarve dhe trupit, ka efekt hipo-alergjik, mbrojtës dhe ushqyes në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për fëmijët dhe për të rriturit me lëkurë të ndjeshme.