Shishe biberon për bebe, prej materiali plastik të një cilësie të lartë, e pajisur me kokë gome me kënd dhe të sheshtë, totalisht elastike për të lejuar lirisht lëvizjen e gjuhës dhe nofullës, me një vrimë të vogël anësore, që ndihmon në lagien e ushqimit me pështymë për një tretje më të mirë. Shishja është e pajisur me një sistem ajrimi që ndihmon në minimizimin e kolikave dhe me një disk sigurues që nuk lejon derdhjen e lëngjeve gjatë lëvizjes apo transportit. Koka e biberonit është e ngjashme me kokën e gjoksit të nënës:
- nuk është e rrumbullakët, por asimetrike,
- përshtatet në mënyrë optimale në gojën e fëmijës,
- ofron butësi maksimale gjatë përdorimit, për një trajnim aktiv të nofullave dhe një ndjenjë natyrale gjatë pirjes.
Shishja ka një kapacitet prej 150 ml dhe është e përshtatshme në përdorim për fëmijë të moshës 0-6 muajsh.