Bimët e gjelbërta brenda në shtëpi jo vetëm arredojnë bukur ambientin. Mjaft studime shkencore kanë vërtetuar se të jesh i rrethuar me gjelbërim ndihmon në një jetë më të balancuar dhe më të shëndetshme. Por pse duhet të mbjellësh edhe brenda? Shtëpia është e bukur dhe e shëndetshme kur është e rrethuar me gjelbërim! Bimët natyrale ulin ndjeshëm nivelin e stresit, përmirësojnë përqëndrimin dhe rrisin produktivitetin në punë krijuese. Madje edhe dheu i tyre ndihmon në jetën e përditshme. Ai përmban disa mikrobe të dobishme (M. vaccae) të cilët lëshojnë në ajër një seri substancash stimuluese, të cilat ndihmojnë trurin në balancimin e hormoneve duke na përmirësuar ndjeshëm humorin. Është i njëjti efekt që na jep dhe aroma e dheut pas shiut, të cilën të gjithë e pëlqejmë! Çfarë lulesh duhet të zgjedhësh për shtëpinë tënde? Në Megateksa mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, të përshtatshme për çdo kusht dhe arredim. Ja disa nga sugjerimet tona:

Kaktusët

Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për tu kujdesur për bimë zgjedhja më e mirë janë kaktusët. Ato s’kanë nevojë për përkujdesje dhe janë mjaft të dobishme sidomos pranë pajisjeve elektronike, të cilët lëshojnë rrezatim të dëmshëm për shëndetin. Ato kanë aftësinë të thithin rrezet EMF duke na ndihmuar çdo ditë në një jetë më të sigurtë.

Ficus Ginseng (Bonsai)

Bonsai është një pemë miniaturë që përsërit të gjitha tiparet e një peme të madhe normale. Bonsai, e njohur si “lulja e jetës”, është një lule shumë interesante dhe mjaft e kultivuar edhe tek ne.

Pachira (Lulja e parasë)

Kjo bimë me një trung të ndërthurur gërshet, prej vitesh është lidhur ngushtë me fatin e mirë dhe paranë. Përtej bestytnive, kjo bimë ka mjaftueshëm gjelbërim për të filtruar ajrin. Në ambiente të thata ajo shërben dhe si një lagështues natyral, duke balancuar ajrin e thatë në dhomë.

Deiffenbachia (Kallam-memece)

Nëse po kërkon një stil më tropikal për shtëpinë, “Kallam-memecja” është lulja perfekte. Edhe në mungesë të dritës ajo rritet për të filtruar ajrin e gjithë dhomës, e për të ngritur humorin e gjithë familjes falë nuancave të gjalla të së gjelbrës.