Suplement ushqimor mbështetës për funksionet e fertilitetit dhe sistemit riprodhues tek meshkujt, Wellman® Conception, Vitabiotics

Në stok
Kodi
902413
4,000 Lekë
Pako (30 Tabletë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor mbështetës për sistemin riprodhues tek meshkujt, me një formulë të pasuruar me zink, vitaminë C, B6, hekur, folate, magnez, vitaminë B12, ekstrakt të rrënjës së bimës Maca dhe të gjithë elementët e nevojshëm që mbështesin sistemin riprodhues dhe fertilitetin. Ky formulim, synon t’u ofrojë meshkujve të gjitha vitaminat dhe mineralet për të cilët ata kanë nevojë, por që nuk arrijnë ti marrin me anë të dietës ushqimore. Zinku dhe vitamina C mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ dhe eliminon radikalet e lira, të cilat dëmtojnë spermën. Vitamina B6 rregullon aktivitetin hormonal, kurse seleni është i nevojshëm proçesin e spermatogjenezës. Hekuri, folatet, magnezi dhe vitamina B12 marrin pjesë në proçesin e ndarjes qelizore. Ekstraktet e bimës maca rrisin dëshirën seksuale dhe përmirësojnë cilësinë e spermës. Ky suplement rekomandohet të merret në momentin e parë që fillohet të planifikohet shtatzënia, të paktën 3-6 muaj para. Nuk përmban ngjyrues artificialë, gluten, konservues apo maja. Mënyra e përdorimit: Këshillohet të pihet 1 tabletë në ditë bashkë me ushqimin, shoqëruar me ujë. Nuk përtypet. Nuk rekomandohet të tejkalohet doza ditore e lejuar. Kujdes: Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit të këtij produkti nëse jeni diagnostikuar me epilepsi, probleme të tiroides, nëse keni ndonjë problem shëndetësor tjetër apo nëse keni alergji nga ndonjë përbërës specifik i produktit. Mund të përmbajë arra. Përmban hekur i cili kur konsumohet në sasi më të larta se norma, mund të jetë i dëmshëm. Të ruhet në temperaturë ambienti.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: maltodekstrinë, zink, vitaminë C, B6, hekur, folate, magnez, vitaminë B12, ekstrakt të rrën
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti X 30 tableta
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor mbështetës për funksionet e fertilitetit dhe sistemit riprodhues tek meshkujt, Wellman® Conception, Vitabiotics
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved