Suplement ushqimor me bioflavonoide, Megastar Complex

Out of stock
Kodi
902954
1,040 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor me ekstrakte vegjetale të pasur me bioflavonoide, që vepron si katalizator i veprimeve adatogjene, dhe me vitamina të ndryshme, që shërbejnë për rritjen e rezistences dhe në rastet kur trupi ka konsum energjie të lartë. Përmban: 1. Vitamina të grupit B, B5 (acid pantotenik) 3.0 mg, B3 (niacinë) 9.0 mg, B6 1.0 mg, B1 (tiaminë) 0.7 mg, B8 (biotinë) 75.0 mcg dhe B12 0.5 mcg. Këto vitamina luajnë një rol tepër të rëndësishëm në proceset metabolike dhe energjetike të organizmit nëpërmjet veprimit të tyre si koenzima. 2. Substanca energjizante, fruktozë dhe mjaltë akacieje. 3. Substanca natyrale, ekstrakt nga rrënjët e xhensenit 60.0 mg, bimës së Guaranës 15.0 mg dhe frutit të boronicës 5.0 mg. Ekstraktet e rrënjës së xhensenit kanë efekt adaptues duke i dhënë mundësi organizmit të ruajë një gjendje stabël nëpërmjet rritjes së rezistencës së tij dhe duke reduktuar në mënyrë të menjëhershme faktorët stresantë mbi qelizat e organizmit. Ekstraktet e Guaranës, falë kafeinës luajnë rol nxitës në sistemin nervor dhe kardiovaskular. Në nivel cerebral stimulon neuronet kortikale duke potenciuar vëmendjen dhe përqendrimin e individit. Ndërsa në sistemin kardiovaskular rrit forcën kontraktile të zemrës, si pasojë edhe konsumin e oksigjenit, dhe mundëson një vazodilatacion periferik. Ekstraktet e frutit të boronicës, falë antocianit, favorizojnë rigjenerimin e rodopsinës duke lehtësuar adaptimin e receptorëve dhe duke rritur mprehtësinë vizive. 4. Bioflavonoide 10.0 mg, një nga përbërjet natyrale më të fuqishme antioksiduese. 5. Vitamina C, rrit mbrojtjen antioksidante duke limituar plakjen qelizore. 6. Qumësht blete 65.0 mg, që përmban të gjitha substancat e nevojshme për një ushqyerje korrekte, është i pasur me sheqer të asimilueshëm, yndyra të pangopura, aminoacide, proteina, vitamina e kripëra minerale me origjinë natyrale, duke rritur rezistencën psiko-fizike. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të merren 1-2 flakone në ditë sipas këshillës së mjekut.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: vitamina të grupit B, B5 (acid pantotenik) 3.0 mg, B3 (niacinë) 9.0 mg, B6 1.0 mg, B1 (tiam
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti x 7 flakone
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor me bioflavonoide, Megastar Complex
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved