Suplement ushqimor me multivitamina, për meshkuj në moshën mbi 70 vjeç, Wellman® 70+, Vitabiotics

Në stok
Kodi
902430
1,500 Lekë
Pako (30 Tabletë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor me multivitamina, me një formulë të pasuruar me tiaminë (vitaminë B1), bakër, hekur, vitaminë B6, B12, ekstrakt xhenseni siberian, acid alfa-lipoik, koenzimë Q10, vitaminë C, D, zink, vitaminë E, hekur, jod, acid pantotenik dhe biotinë. Ky suplement është prodhuar veçanërisht për meshkujt mbi moshën 70 vjeç, për të mbajtur një nivel optimal të nutrientëve dhe për të ndihmuar në mirëmbajtjen e shëndetit dhe vitalitetit të organizmit në tërësi. Vitamina B6, B12 dhe hekuri kontribuojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Vitaminat C, B6, B12, D dhe mineralet zink dhe hekur ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Vitamina B6 ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Zinku ndihmon në normalizimin e niveleve të testosteronit, në mirëmbajtjen e një shikimi normal dhe në ripërtëritjen e rezervave të zinkut në organizëm, të cilat mund të kenë pësuar rënie për shkak të nivelit të lartë të kafeinës, duhanit, gjendjet e stresit, konsumimi i alkoolit apo sasia e tepërt e fibrave në organizëm. Vitamina C dhe E ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Hekuri, jodi dhe zinku ndihmojnë në stimulimin e funksioneve konjitive dhe acidi pantotenik ndihmon në performancën mendore. Vitamina B6 dhe B12, biotina dhe vitamina C ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit nervor. Vitamina B1 ndihmon në mirëfunksionimin e zemrës ndërsa vitamina B6 dhe B12 kontribuojnë në metabolizmin e homocisteinës dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Formula gjithashtu përmban vitaminë C që ndihmon në përthithjen e hekurit në gjak.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: agjent përforcues: maltodekstrinë, celulozë mikrokristaline; vitaminë C (acidi askorbik); n
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti X 30 tableta
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor me multivitamina, për meshkuj në moshën mbi 70 vjeç, Wellman® 70+, Vitabiotics
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved