Suplement ushqimor për forcimin e sistemit imunitar, Fortex Deviral

Out of stock
Kodi
904823
1,840 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor për forcimin e sistemit imunitar, me një formulë të pasuruar me andrografolid (përbërës aktiv nga ekstrakti i bimës Andrographis Paniculata), ekstrakt të barbarozës afrikane, ekstrakt të rrënjës së jamballit, vitaminë C dhe zink, me 5 përbërës aktivë të cilët veprojnë në mënyrë sinergjike, për të ndihmuar në aktivizimin e sistemit imunitar dhe në luftën kundër viruseve më të zakonshëm të ftohjes dhe gripit. Përbërësi aktiv andrografolid është veçanërisht i përshtatshëm për trajtimin e gripit dhe infeksioneve akute virale, me një efekt të fortë imunostimulues dhe imunomodelues, i cili rrit numrin e qelizave imune dhe mbështet aktivitetin e tyre, kontribuon në funksionimin optimal të mëlçisë dhe ka veti anti-oksiduese. Ekstrakti i barbarozës afrikane dhe ekstrakti i rrënjës së jamballit ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes së traktit të sipërm respirator në infeksionet akute virale dhe gripin, ndikojnë në mirëfunksionimin e sistemit imunitar dhe rrisin mbrojtjen natyrore të trupit kundër agjentëve viralë ose bakterialë. Vitamina C mbron qelizat e trupit nga stresi oksidativ, kontribuon në funksionimin optimal të sistemit imunitar, rrit nivelin e përthithjes së hekurit në gjak, rrit qëndrueshmërinë e organizmit ndaj ushtrimeve intensive, sëmundjeve apo stresit, si dhe zvogëlon ndjenjën e lodhjes. Zinku stimulon metabolizmin e mikro dhe makro-elementëve në organizëm, forcon sistemin imunitar dhe rrit aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të merret 1 kapsulë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, tek fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç. Rekomandohet të merren 2 kapsula 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, tek fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit. Ky produkt është i përshtatshëm për trajtimin e gjendjeve gripale, gjendjeve akute virale dhe infeksioneve enterovirus.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: 10% andrografolid (përbërës aktiv nga ekstrakti i bimës Andrographis Paniculata) 300 mg, ek
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti x 30 kapsula
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor për forcimin e sistemit imunitar, Fortex Deviral
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved