Suplement ushqimor për plotësimin e kërkesës për nutrientë në periudhën e planifikimit të një fëmije apo edhe gjatë shtatzënisë, Denk Prenatal

Në stok
Kodi
907393
1,520 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor, me një formulë të pasuruar me kompleks vitaminash B, acid folik (vitamina B9), vitaminë C, vitaminë E dhe jod, për plotësimin e kërkesave të veçanta ushqimore para dhe gjatë shtatzënisë. Ky suplement përdoret për të pasuruar organizmin me lëndë ushqyese të përzgjedhura, për përgatitjen optimale të trupit për një shtatzëni të mbarë. Acidi folik luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin nervor të foshnjës në fillim të shtatzënisë, kontribuon në procesin e ndarjes qelizore dhe procesin e formimit të gjakut, si edhe ndihmon në formimin e indit maternal (p.sh. placenta) gjatë shtatzënisë. Kompleksi me vitamina B mbështet një metabolizëm normal të energjisë, siguron funksionimin normal të sistemit nervor dhe ndihmon në uljen e lodhjes dhe plogështisë. Jodi kontribuon në funksionimin normal të gjendrës tiroide, e cila kryen funksione të rëndësishme metabolike. Vitamina C dhe vitamina E kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi oksidativ. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në periudhën e planifikimit të një fëmije, si edhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Nuk përmban laktozë apo gluten. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të përdoren 1 tabletë në ditë gjatë një vakti, shoqëruar me shumë lëngje.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: 13 mg vitaminë E, vitaminë C 110 mg, vitaminë B1 1.2 mg, vitaminë B2 1.6 mg, niacinë 15 mg,
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti X 30 tableta
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor për plotësimin e kërkesës për nutrientë në periudhën e planifikimit të një fëmije apo edhe gjatë shtatzënisë, Denk Prenatal
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved