Fëmijët janë drita e shtëpisë, ata sjellin gëzim, energji dhe shpresë në jetët tona. 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur dashurinë tonë për ta dhe për të krijuar momente që do të mbeten në memorien e tyre gjatë.
Ne ju sugjerojmë disa aktivitete që mund të zhvilloni...

Pikniku është mënyra më e mirë për të kaluar kohë me fëmijët, duke i shkëputur nga rutina e përditshme. Si partizanë të argëtimit por njëkohësisht dhe zhvillimit të fëmijëve duke aktivizuar logjikën dhe imagjinatën e tyre, ne rekomandojmë ta shpenzoni kohën me lojëra që kthejnë dhe të mësuarin në argëtim siç janë ato formuese ose lego. Konsideroni lojërat me flluska të cilat janë të preferuarat e fëmijëve dhe zhvillojnë aftësitë e tyre motorike.

Angazhimet ditore dhe puna mund të jenë një pengesë për t’jua dedikuar të gjithë ditën fëmijëve tuaj ndaj ku ka më mirë se të merrni biçikletat ose monopatinat për një shëtitje të shkurtër në natyrë. Një frymëmarrje e thellë në ajrin e pastër mes pemëve dhe ndjenja e qetësisë do t'ju shpërblejnë për përpjekjet tuaja.

Shkëputini ata nga bota e teknologjisë duke organizuar lojëra sportive për të ndërvepruar më shumë me njeri - tjetrin. Ju duhet vetëm një top futbolli ose volejbolli, për atë ndjeshjen e famshme vajzat me babin dhe djemtë me mamin në oborrin e shtëpisë, në rrugicat e qytetit ose fshatit.

Fëmijët adhurojnë të luajnë me ujin ndaj një festë me pishina dhe pistoleta uji do ta kthejë 1 Qershorin në një ditë të paharrueshme. Krijoni një atmosferë festive duke e dekoruar oborrin ose ballkonin me tullumbace dhe elemente festive. Për t’i ëmbëlsuar mund të zgjidhni t’i shtoni ambientit dhe një pinata, pjesë nga kultura meksikane por padyshim që përqafohet nga të gjithë fëmijët në mbarë botën. E ku ka më mirë se ta nisësh ditën e parë të verës në këtë mënyrë.

MEGATEK nuk i harron kurrë fëmijët ndaj edhe në këtë 1 Qershor, sjell lodrat më të dashura për ta. Zgjidhni mes opsioneve të ndryshme, duke prekur magjinë e fëmijërisë në çdo dhuratë.