Kur vjen puna te mobilimi i dhomës së ndenjes, përzgjedhja e divanit të duhur është një vendim kyç. Një divan nuk është thjesht një pjesë e mobiljeve, sepse krijon atmosferë dhe shërben si pikë fokale e hapësirës.

Ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje detajeve,duke zgjedhur një model që jo vetëm përshtatet me dizajnin e përgjithshëm të dhomës por gjithashtu ofron komoditet dhe prakticitet.

Kurseni kohën dhe paratë duke ndjekur sugjerimet tona për të marrë një ide të qartë të divanit që ju nevojitet.

Divani këndor Silver është zgjedhja e përkryer për një dhomë në madhësi mesatare, duke ofruar një kombinim të përsosur të elegancës dhe funksionalitetit. Me opsionin e magazinimit, ju keni mundësi të organizoni sendet që nuk dëshironi t'i mbani në vende të hapura. Funksioni i kthimit në krevat bën këtë divan praktik dhe me komoditet të shtuar, duke ju mundësuar të përdorni hapësirën në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.

Nëse dhoma juaj e ndenjes është vendi që kaloni pjesën më të madhe të kohës, ajo çfarë ju duhet është një divan shumëfunksional si divani Armada. Mund të ndërroni anën e këndit majtas, djathtas ose të drejtë si dhe ta shndërroni në një krevat me mbështetëse dhe pa mbështetëse. Duke e pozicionuar përballë televizorit nuk do të doni të largoheni më nga dhoma e ndenjes.

Nëse një divan këndor nuk është në preferencat tuaja por njëkohësisht dëshironi një divan që ka hapësirë të mjaftueshme zgjidhni një divan tresh. Divani tresh ofron një alternativë të përsosur, jo vetëm për komoditetin e një hapësire të gjerë, por edhe lehtësinë e organizimit të ambientit. Mund ta kombinoni me një kolltuk dhe pupa për të plotësuar të gjithë hapësirën.

Klik klak dhe një divan dy vendësh e kthen dhomën tuaj të ndenjes në një hapësirë tejet relaksuese. Karakteristika e shndërrimit nga divan në krevat është jo vetëm praktike, por gjithashtu kursen hapësirë në ambientin tuaj.  Për të personalizuar dhomën tuaj të ndenjes, mund të vendosni jastëkë me motive dhe tekstura të ndryshme.

Nëse dëshironi që në ambientin tuaj të dhomës së ndenjes të krijoni disa hapësira qëndrimi zgjedhja e duhur jane setet me divane që përfshijnë divan tresh, dysh dhe kolltuk. Divani tresh përbën qendrën e këtyre seteve, duke ofruar një hapësirë të mjaftueshme për shumë persona. Ky divan ka një formë elegante dhe komode, dhe është i përshtatshëm për pritjen e miqve. Divani dysh dhe kolltuku shtojnë më tej diversitetin dhe përdorimin e hapësirës, duke ofruar zona të ndryshme për të qëndruar dhe për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme. Sipas stilit tuaj mund të zgjidhni mes seteve më bashkëkohorë dhe unikë.