Kinema në qiell të hapur me dekor, qilima, ekran projektori, projektor dhe filma me titra

Kinema në qiell të hapur

Ditët e gjata verore të ofrojnë mundësi pa fund argëtimi dhe mbledhje me miq apo familjen. Ka aq shumë aktivitete që mund të organizosh, sa që mjafton dëshira dhe koha e mjaftueshme për të shpenzuar si duhet kohën e lirë. Por janë pasditet dhe mbrëmjet e freskëta verore ato që e bëjnë çdo aktivitet më të paharrueshëm. Me të perënduar dielli, temperaturat e ambientit jashtë normalizohen duke e bërë muzgun kohën më të mirë të ditës për të organizuar diçka në natyrë. Një nga organizimet më të këndshme që mund të realizosh në kopshtin tënd, me pak përgatitje është një mbrëmje kinemaje në qiell të hapur!

Baza e mini-kinemasë tënde sigurisht është video projektori dhe ekrani në të cilin do të shfaqet filmi. Këto dy pajisje janë një investim i zgjuar jo vetëm për të parë filmat në kopësht, por edhe për ti përdorur ato kurdoherë dhe për vite të tëra falë prakticitetit dhe qëndrueshmërisë që kanë. Mjafton ta lidhësh projektorin me kompjuterin tënd dhe me bokse të jashtëm për volum të qartë, dhe filmi është gati!

Le ta pranojmë, jo të gjithë në familje apo shoqëri i kanë marrëdhëniet e mira me natyrën, dhe jo çdokush është i gatshëm të ulet rehat mbi bar prandaj duhet të mendosh për vende të rehatshme qëndrimi dhe ulje. Për shembull, për të shmangur sa më shumë kontaktin e drejtpërdrejtë me barin, mund të përdorësh rrugica pambuku shumëngjyrëshe, të cilat edhe pse mjaft funksionale, shërbejnë edhe për të krijuar atmosferën e duhur verore. Pupat verore janë gjithashtu vende shumë të rehatshme qëndrimi, madje janë aq të rehatshme sa që duhet të kesh kujdes të mos ulësh në to dikë që e merr shpejt gjumi!  Dhe nëse pupat dhe qilimat nuk mjaftojnë, ke plot jastëkë, shilte dhe karrige verore në Megateksa për të përzgjedhur!

Një mbrëmje kinemaje nuk mund të quhet kurrë e tillë pa ushqimin e duhur! Edhe pse është në dorën tënde nëse dëshiron ushqim të shpejtë apo të shëndetshëm në mbrëmjen tënde, ne mund të të ndihmojmë me ruajtjen e ushqimeve të freskëta! Frigoriferët termus të cilët ne shpesh jemi mësuar ti marrim me vete në plazh, janë një vend i sigurtë dhe i freskët për të ruajtur ushqimet gjatë “festës”. Ato mund të mbajnë çdo ushqim të freskët gjatë gjithë natës dhe nuk zënë aspak hapësirë. Për sa i përket enëve të servirjes, nuk të sugjerojmë të boshatisësh kuzhinën nga gotat dhe pjatat e tua më të mira. Enët plastike në Megateksa janë perfekte për organizime të tilla për shkak të prakticitetit të tyre dhe për faktin e thjeshtë që nuk thyhen.

Tashmë të mbetet vetëm të zgjedhësh filmin apo serialin që dëshiron të shohësh. Dhe pikërisht kjo fazë e organizimit është për shumë njerëz më e vështira. Fatkeqësisht këtu as ne nuk ndihmojmë dot. Megjithatë çfarëdo filmi të zgjedhësh, produktet e Megateksa padyshim do të mund ta bëjnë mbrëmjen më të këndshme!

Related articles
  1. 5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

    Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme të duhet patjetër një festë me barbekju!

    Read more
  2. Çfarë është uji detox? Ja 3 recetat më të pëlqyera!

    Me afrimin e sezonit të nxehtë të vitit, uji bëhet gjithmonë e më tepër jetik në aktivitetet tona ditore, por edhe pse jemi në dijeni të të mirave që ai sjell, shpesh kemi probleme me dehidratimin.

    Read more
  3. Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia

    Edhe pse palestra vitet e fundit është kthyer një domosdoshmëri të kohëve moderne, jo të gjithë kanë kohën apo vullnetin e duhur për të shkuar në një ambient palestre dhe për të mbajtur trupin në formë.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved