Bimët e gjelbërta brenda në shtëpi jo vetëm arredojnë bukur ambientin. Mjaft studime shkencore kanë vërtetuar se të jesh i rrethuar me gjelbërim ndihmon në një jetë më të balancuar dhe më të shëndetshme. Por pse duhet të mbjellësh edhe brenda?

Sepse shtëpia është e bukur dhe e shëndetshme kur është e rrethuar me gjelbërim! Bimët natyrale ulin ndjeshëm nivelin e stresit, përmirësojnë përqëndrimin dhe rrisin produktivitetin në punë krijuese me 15%. Duke bashkëjetuar me bimët, aftësia jote për të memorizuar rritet deri në 20% më shumë. Madje edhe dheu i tyre ndihmon në jetën e përditshme. Ai përmban disa mikrobe të dobishme (M. vaccae) të cilët lëshojnë në ajër një seri substancash stimuluese, të cilat ndihmojnë trurin në balancimin e hormoneve duke na përmirësuar ndjeshëm humorin. Është i njëjti efekt që na jep dhe aroma e dheut pas shiut, të cilën të gjithë e pëlqejmë!

Por nuk duhet të kujdesesh për bimët vetëm sepse duke qenë pranë tyre ndjehesh më pozitiv. Ato kanë dhe mjaft efekte pozitive në cilësinë e ajrit në dhomë. Jo vetëm ndihmojnë në nivele më të larta oksigjeni, por edhe janë antibakterialë natyralë mjaft efektivë. Dhoma e mbushura me bimë dhe lule kanë deri në 60% më pak bakterie apo myk në ajër. Bimët e mbjella gjithashtu ndihmojnë shërim më të shpejtë të organizmit nga plagët apo lëndimet.

Por çfarë lulesh duhet të zgjedhësh për shtëpinë tënde? Në www.megateksa.com mundësitë e zgjedhjes janë të shumta, të përshtatshme për çdo kusht dhe arredim. Ja disa nga sugjerime tona:


Lule të vogla për tavolinë

Nëse nuk ke mjaftueshëm hapësirë në dhomë për lule apo bimë në vazo të mëdha, me siguri do gjesh pak vend në tavolinë apo raft për një apo disa lule të vogla.

Dhe zgjedhja më e mirë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për tu kujdesur për bimë, janë kaktusët. Ato s’kanë nevojë për përkujdesje dhe janë mjaft të dobishme sidomos pranë pajisjeve elektronike, të cilët lëshojnë rrezatim të dëmshëm për shëndetin. Ato kanë aftësinë të thithin rrezet EMF duke na ndihmuar çdo ditë në një jetë më të sigurtë.

Nëse kaktusët nuk janë në stilin tënd, ka plot lule të tjera të vogla të cilat jo vetëm duken bukur, por dhe pastrojnë ambientin. Sansevieria, apo “lulja e gjarprit” është një nga filtrat më të mirë natyralë të ajrit. Ajo ka aftësi të shkëlqyera të prodhimit të oksigjenit, ashtu si e famshmja Aloe Vera, dhe për më tepër përthith mjaft substanca të dëmshme për shëndetin.

Sa për estetikën e ambientit, këtyrë luleve nuk i mungon aspak bukuria apo karakteri unik të cilin i dhurojnë dhomës. Megjithatë, nëse ke diçka më unike në mendje, koleksioni i ri i vazove për ambiente të brendshme në Megatek padyshim do të plotësojë çdo dëshirë tënden!


Bimë të mëdha në tokë

Dhe nëse ke mjaftueshëm hapësirë në ambient për më shumë bimë, të sugjerojmë bimë më të mëdha natyrale. Sa më shumë hapësira të gjelbra, aq më mirë! Po nga t’ja fillosh?

Ficus Ginseng (Bonsai)

Bonsai është një pemë miniaturë që përsërit të gjitha tiparet e një peme të madhe normale. Bonsai, e njohur si “lulja e jetës”, është një lule shumë interesante dhe mjaft e kultivuar edhe tek ne. Në Megatek mund të gjesh një shumëllojshmëri modelesh.

Pachira (Lulja e parasë)

Kjo bimë me një trung të ndërthurur gërshet, prej vitesh është lidhur ngushtë me fatin e mirë dhe paranë. Përtej bestytnive, kjo bimë ka mjaftueshëm gjelbërim për të filtruar ajrin. Në ambiente të thata ajo shërben dhe si një lagështues natyral, duke balancuar ajrin e thatë në dhomë.

Deiffenbachia (Kallam-memece)

Nëse po kërkon një stil më tropikal për shtëpinë, “Kallam-memecja” është lulja perfekte. Edhe në mungesë të dritës ajo rritet për të fitruar ajrin e gjithë dhomës, e për të ngritur humorin e gjithë familjes falë nuancave të gjalla të së gjelbrës.

Për të blerë lulet dhe vazot që i përshtaten ambientit tënd, mos ngurro të na shkruash në Chat. Me vetëm një lidhje direkte LIVE me video, mund të shëtisësh nëpër serrën e plotë të Megatek për të përzgjedhur bimët dhe vazot perfekte, e mund të marrësh këshilla në kohë reale nga specialistët tanë të kopshtarisë! Mos harro të përkujdesesh për to me dheun dhe plehrat më të mirë për bimë!