Për ne, festat nuk janë thjesht një rezultat i rëndomtë i mbledhjes mes miqsh, ushqimesh e pijesh. Ato shpesh organizohen për të festuar ndodhi të veçanta në jetën e gjithësecilit, dhe si evente të tilla, meritojnë përkujdesjen tonë maksimale.

Për ne, festat nuk janë thjesht një rezultat i rëndomtë i mbledhjes mes miqsh, ushqimesh e pijesh. Ato shpesh organizohen për të festuar ndodhi të veçanta në jetën e gjithësecilit, dhe si evente të tilla, meritojnë vëmendjen dhe përkujdesjen tonë maksimale deri në detajet më të vogla.

Megjithatë jo të gjithë kanë kohën dhe mundësitë e duhura për të 'kuruar' deri në detaj një festë të tyren. Shumë madje, vendosin të punësojnë profesionistë për të patur festën e tyre të ëndrrave.

Por ti nuk ke nevojë për të tilla shpenzime, ti na ke ne! Në Megatek ti do të gjesh gjithçka të duhet për të krijuar një festë madhështore, si të ishte krijuar nga profesionistë! E gjitha me pak mund!


Nëse të pëlqejnë tematikat e lidhura me dekadat e kaluara, të ashtëquajtura 'vintage', ne kemi një sugjerim perfekt për ty: 'Rose Gold Party'!
Ngjyra e popullarizuar nga Apple me iPhone-n e famshëm, nuk është thjesht një ngjyrë. Është më shumë se kaq; është ndjenjë e ngrohtë floriri; është luks i butë femëror; është fjalë-për-fjalë 'ar i trëndafiltë'! Dhe ti ke mundësinë të organizosh festën tënde pikërisht me këtë ndjesi!

Ja çfarë të duhet!

 

E si mund të quhet 'festë' një e tillë pa tullumbaca?
Nëse ke ditëlindjen dhe je krenare për moshën tënde, atëherë pse jo të mos ta shfaqësh atë përmes tullumbacash? Tek ne mund të gjesh të gjithë numrat që të duhen, gati për t'u fryrë dhe valëvitur. Gjithçka normalisht në përputhje me temën!

 

Por nëse përveç tullumbaceve të thjeshtë apo atyre si numra, të veshur në film alumini, të duhet dhe diçka akoma më e madhe ne e kemi zgjidhjen! Një tullumbac i madh me një diametër prej 1 metri padyshim do të tërheqë vëmendjen e çdo të ftuari dhe do të nisë në nota të larta festën tënde të ëndrrave!


Sa për dekorimin e ambientit ke pafund zgjedhje!

Shiritët dekorues ofrojnë një dekor të bukur, por dhe pakëz prakticitet. Përdorni këto shirita për lidhjen e çantave të festave ose për të përfunduar dhuratat dhe për një kontrast festiv. Materiali perfekt është një dekorues i këndshëm për ngjarje formale dhe festa informale.


Ky varg me thekë tepër elegant me ngjyra të veçanta i cili përdoret në çdo rast apo festë. Mund ta përdorësh si sfond për tavolinë ëmbëlsirash apo për foto, por dhe si një valë e lidhur me tullumbacen gjigande. Këto vargje janë të gjithanshëm dhe të përkryer për dasma, baby shower, ditëlindje, dekorime në çerdhe, kopësht dhe shumë më tepër.


Asgjë nuk thotë 'Gëzuar ditëlindjen!' më shumë se shiriti urues i veshur në materialin holografik të 'Rose Gold'!


Po për të servirur ke menduar si do t'ia bësh?

Pa merak! Kemi menduar ne dhe për këtë pjesë, gjithmonë duke qëndruar në tematikë!

 

Pjatat janë elementi më i rëndësishëm i servirjes. Ne e adhurojmë këtë pjatë ngjyrë 'Rose Gold' e cila është e veshur me fletë holografike me shkëlqim për tu përshtatur me tematikën 'vintage'.

Ndërsa gotat dhe pipat e kartonit jo vetëm na sigurojnë një estetikë të kënshme dhe prakticitet në festë, por janë dhe jo të dëmshme ndaj ambientit. Mjaft plastikë njëpërdorimshe po prodhohet çdo ditë. Me këto produkte ti feston pa patur aspak ndjenjën e fajit kundrejt natyrës!

 


Absolutisht e adhurueshme, kjo mbajtëse kartash me ngjyrë 'Rose Gold' është mënyra perfekte për të rezervuar tavolinat e miqve. Materiali metalik dhe forma si zemër padzshim do të lërë mbresa!

Dhe për ti dhuruar miqve karamele apo ëmbëlsira të vogla, të duhen kutitë 'Rose Gold' në material kartoni, dhe me shkëlqimin e duhur metalik për të treguar që kjo festë është një organizim i mirëmenduar!

Tashmë të mbetet vetëm të kryesh porosinë online, të dekorosh vendit dhe të festosh! Sepse kjo festë është për ty!