Muaji dhjetor ka mbërritur në Megatek i mbushur me magji, surpriza dhe oferta të pa konkurrueshme. Në këtë periudhë të veçantë për këdo, Megatek ka përgatitur një festë të vërtetë blerjesh me një gamë të gjerë produktesh dhe dhuratash. Çdo fëmijë, familje dhe biznes do të gjejë çdo gjë që i nevojitet në super ofertë. Për të zbuluar disa detaje nga surprizat që ju presin, ju ftojmë të lexoni artikullin që kemi përgatitur për ju.

Babagjyshi i Vitit të Ri

Megatek sjell Babagjyshin e Vitit të Ri me një thes me dhurata për çdo fëmijë. Çdo fundjavë Babagjyshi do të jetë në hipermarket për të shpërndarë mijëra dhurata për çamarrokët e vegjël duke e bërë këtë muaj tejet të veçantë për ta. Mjafton të bëni një blerje me vlerë mbi 5,000L dhe çdo fëmijë i grumposhës 0-8 vjec do të këtë mundësi të marrë dhuratën e tij.

Si një hapësirë magjike e madhështore e mbushur me drita, pemë dhe produkte dekoruese nga e gjithë bota, Fshati Festiv është hapur çdo ditë për t’ju dhuruar emocionet e vërteta të festës. Në çdo tematikë të kompozuar do të keni mundësinë të gjeni produktet që iu përshtaten më së miri për dekorimet tuaja.
‘Santa’s Bakery’ dhe ‘Christmas on Stage’ dy hapësira magjike ku do të merrni gjithë frymëzimin që ju duhet për të shtruar tryezën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe shtimin e elementeve festiv në çdo cep të shtëpisë suaj ‘Save the Date’ dhe ‘Festive Ballroom’ ju jep mundësinë të krijoni në moment gjithë panoramën e një eventi special që mund të keni planifikuar ‘Fairy Forest’ ju dërgon në një dimension tjetër ku çdo produkt ka një dozë magjie si në përralla. Sapo të shihni 'Winter Morning' nuk do t’ju pritet derisa t’i jepni dhomës suaj ndjesinë që do ju përcillet nga kombinimi i ngjyrës së bardhë dhe blu, ideale për stinën e dimrit. Për adhuruesit e yjeve dhe hënës dy tematikat ‘All about Stars' dhe 'Mystery Moon' janë çdo gjë që keni kërkuar për të qenë muza juaj e dekorimit.

Keni përgatitur një listë me çdo produkt që ju nevojitet apo që thjesht dëshironi ta keni në shtëpinë tuaj? Nëse jo, ju sugjerojmë ta bëni gati pasi në Megatek kemi përgatitur një listë të gjatë e të pasur me mbi 100 mijë artikuj për familje dhe biznese nga çdo kategori. Por jo vetëm kaq. Nga data 1 deri më 31 dhjetor plot 60.000 artikuj do të vendosen në dispozicionin tuaj çdo ditë. Do të keni mundësi të gjeni artikujt që dëshironi me zbritje deri në 70%. Blerjet bëhen më emocionuese kur çdo ditë vjen një ofertë e re dhe e shumëpritur. Përfitoni nga kjo mundësi për të kompletuar ose rinovuar shtëpinë ose biznesin tuaj me artikujt më cilësorë dhe të trendeve të fundit botërorë.

Në Megatek dhjetori nuk është thjesht një muaj, është një vend magjik për çdo familje dhe çdo fëmijë. Mos e humbisni mundësinë të përjetoni festat ndryshe dhe njëkohësisht të bëni çdo blerje që dëshironi duke kursyer. Ju ftojmë në Megatek, ku do të gjeni vendin tuaj të preferuar të blerjeve.