Pashkët trokitën në derën tonë….

Sapo afron kjo festë e shënuar, menjëherë në mendje na vijnë vezët e kuqe, një zakon ky i përcjellë ndër shekuj.

Sapo afron kjo festë e shënuar, menjëherë në mendje na vijnë vezët e kuqe, një zakon ky i përcjellë ndër shekuj.

Fillimisht ishin priftërinjtë ata qe u shpërndanin vezë të lyera me ngjyrë të kuqe njerëzve, si simbol i ringjalljes së Jezusit. Më vonë njerëzit nisën ti ngjyrosnin vetë duke i shtuar zbukurime nga më të ndryshmet, e duke i ndarë vezët edhe me njerez të tjerë jashtë familjes.

Një traditë e hershme që na sjell më pranë të gjithëve ne që festojmë Pashkën, vezët janë për ortodoksët simboli i jetës.

Dekori i vezëve të Pashkës është momenti më i bukur i kësaj feste. Ju mund të bëni më shumë sesa thjesht dhe vetëm vezë të kuqe. Mund të bëni vezë nga më të bukurat për të dekoruar shumë nga ambientet e shtëpisë dhe jo vetëm. Me disa shporta të mbushura plot më vezë të ngjyrosura, dekoruara apo diçka tjetër, ju do ta bëni edhe më të prekshme atmosferën e bukur festive. Mund të surprizoni miqtë me disa vezë që do të jenë një art i mirëfilltë. Ndërsa të gjithë ju prindër që keni fëmijë të vegjël do të argëtoheni pa fund nëse uleni dhe dekoroni vezët e Pashkës me të vegjlit tuaj.

Proçesi i lyerjes së vezëve është maft delikat dhe kerkon goxha mund dhe durim. Por mbi të gjitha ju duhen mjetet e duhura.

Për të filluar proçesin si fillim do të na duhen dy enë ku në njërën do të hedhim ujë, kripë dhe uthull, ndërsa në enën tjetër do të hedhim ngjyrosësin vetëm me uthull. Ena e parë mund të përdoret për zierjen e vezëve. Zgjidhni tenxheret e duhura për këtë proçes. Nëse zgjidhni materialin e duhur nuk do krijoni aspak rremujë ngjyrash. Pasi përbërja e ngjyrës arrin pikën e vlimit, vezët e ziera hidhen në ngjyrë. Pasi vezët marrin ngjyrën e dëshiruar nxirren në letër që të thahen dhe lyhen me vaj që të marrin shkëlqim. Pason dekorimi i cili varet nga dëshira dhe kreativiteti juaj. Përgjithësisht familjet shqiptare kanë përdorur gjethet e erëzave të njoma për të krijuar silueta unike mbi të kuqen e vezëve. 

 

Por për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë dhe modernizojnë me tepër traditën, për të dekoruar vezët mund të përdoren bojra uji, ngjitëse me forma, shkronja, apo penj.

Tani që vezët i kemi gati, ka ardhur koha për të menduar për elementet e tjerë të Pashkës.

 

Qirinjtë janë një nga objektet më të përdorur për Pashkë. Flaka e tyre në vigjilje të Pashkës simbolizon dritën e shenjtë dhe shpresën që ajo sjell. Në Megatek ju mund të zgjidhni qirinjtë tuaj preferuar duke ndezur për çdo pjesëtar të familjes qirinj unikë. Kështu, familja jo vetëm ka mundësi të dekorojë vezët, por përgjedh dhe mënyrën se si e sjell flaken e shpresës në shtëpi.

 

Për të tërhequr fat dhe mbarësi në familje, shumë besojnë se në tavolinë duhet shtuar një enë e re prej balte. Tavat e dheut mund t’ju sjellin jo vetëm afër festës, por dhe afër traditave shqiptare.

Çyreku është buka tradicionale e përgatitur për Pashkë. Me një vezë të kuqe në mes, duhet patjetër që ky gatim të vendoset në qëndër të tavolinës. Madje ju mund të përdorni një servis të gjerë për të vlerësuar me shumë peshën e saj në tavolinë.

Të gjitha detajet e tjera janë sipas deshirës, por për një festë të vërtetë Pashke e kuqja duhet të mbizotërojë jo vetëm tek vezët, por dhe në dekorimet e ambientit apo tavolines.

Tashmë ju mbetet vetëm të shijoni dhe të gëzoni për të mirat e jetës me miqtë dhe të afërmit tuaj.

Gëzuar Pashkët!