Pse të blesh online? 

Shoqëria ku jetojmë sa vjen e bëhet më praktike. Falë teknologjisë së re, çdokush tashmë ka mundësinë të qëndrojë online dhe “www” jo vetëm mundëson lidhje mes njerëzve, informacionit dhe ideve, por së fundmi bën dhe lidhjen e njerëzve me produkte! Të blesh online është një nga kënaqësitë e këtij shekulli, kënaqësi e cila përveç produkteve dhe shërbimeve, na ofron një sërë benefitesh. Ne po të listojmë disa.

 

Më shumë kohë për veten.

Ty të duhet më shumë kohë për veten! Mes zhurmës dhe aktiviteteve të ditës shpesh harron çfarë është e rëndësishme për ty, duke i kushtuar kohë aktiviteteve jo të duhura gjatë ditës. Pazari është një nga këto aktivitete. Dhe mënyra më e mirë për të kursyer kohë gjatë pazarit është të blesh online. Mjaftojnë disa klikime dhe ti mbarove punë! Tashmë je i lirë t’i kushtosh kohë gjërave që vlejnë. Sepse nëse koha është flori, www.megateksa.com po të dhuron një thesar!

 

Më pak “sorollatje” nëpër vapë.

Tani që dielli i nxehtë i verës ka filluar të përvëlojë, pak njerëz kanë qejf të dalin nga shtëpia. Madje edhe nëse dalin, shumë prej tyre përfundojnë ose në punë ose nëpër brigjet e detit apo majat e maleve. Askush nuk duron dot temperaturat e larta, trafikun, apo pluhurin e qytetit, prandaj pazaret e verës bëhen një barrë e mërzitshme. Por ti di më mirë. Ti di të blesh online dhe mbi të gjitha ti di të shijosh stinën! Futesh në www.megateksa.com, mbaron punë me disa klikime dhe je gati për aventurat e verës!

 

Më e lehtë të gjesh atë çfarë të duhet.

Online te gjesh produktin që të duhet është thjesht disa klikime mausi.. Ndarja në departamente e produkteve e bën të lehtë dhe praktike gjetjen e produktit që dëshiron. Dhe për ta bërë më të thjeshtë punën, ti mund të kërkosh çfarë të duhet në hapësirën e kërkimit në krye të faqes. Thjesht dhe me një klikim.

 

Mënyrë e mirë për të dhuruar.

Surprizat janë mënyra më e bukur për ti treguar njerëzve se sa i do, apo i vlerëson. Po mendon të surprizosh dikë? Krijo për miqtë apo famijen tënde surpriza të këndshme duke i dërguar atyre dhurata përmes Megatek. Si? Fare thjesht! Të duhet vetëm të zgjedhësh produktin që ti mendon se krijon një dhuratë të bukur, ta shtosh atë në shportë dhe të porositësh duke plotësuar adresën e marrësit. Korrieri ynë menjëherë do të niset me porosinë duke dërguar dhurata kudo që ti dëshiron brenda Shqipërisë!

 

Zgjidhje e shpejtë e problemeve.

Të është mbushur shtëpia plot fëmijë dhe të duhet një pishinë për t’i argëtuar? Të është prishur fshesa e vakumit pak para se miqtë të mbërrijnë? Po parketi ka filluar të shfaqë probleme? Të duhet vetëm pak minuta internet për të hyrë në www.megateksa.com dhe për të zgjidhur problemet! Sepse në Megatek nuk gjen vetëm produkte, gjen zgjidhje!

 

Transport i sigurtë.

Ti merr makinën, udhëton me kilometra të tëra, blen çfarë të duhet dhe makina nuk t'i nxë të gjitha! Jo vetëm harxhove kohë dhe karburant, por dhe nuk arrite të shijosh i qetë pazaret! Mos u shqetëso, ky ishte thjesht një makth. Fundja ti di të blesh online dhe e di që Megatek disponon transport super të shpejtë dhe dhe tashmë transport falas kudo në Shqipëri dhe Kosovë! Hap www.megateksa.com dhe mbush shtëpinë!

 

Kurdo, me një klikim.

Në mëngjes herët apo në mbrëmje vonë, në ditë pushimi apo gjatë punës, online ti ke mundësi të blesh kurdoherë! Koha jonë ndonjëherë limitohet nga jeta e vrullshme dhe aktive e përditshmërisë, por kjo nuk të ndalon ty të blesh gjithçka të duhet kurdo që të duhet! Sepse ty nuk të limiton asgjë. Dhe sepse ndonjëherë idetë më të mira na vijnë në 3 të mëngjesit. Ne jemi aty.

 

Specialistët në shtëpinë tënde.

E ke vënë re atë kutinë e vogël të kuqe në fund të faqes, në të djathtë? Ai është chati ynë. Aty ti mund të komunikosh në kohë reale me specialistët tanë të çdo departamenti. Gjithashtu ju mund të lidheni me video live chat me çdo specialist në Hipermarket ku mund t'ju tregojnë produktet live nga smartphone juaj. Na shkruaj për të gjetur ndihmë kurdoherë në produktet apo shërbimet që të duhen. Me anë të kësaj dritareje, specialistët tanë mund “të të vizitojnë” sa herë ti të kesh nevojë. Mos harro të na përshëndesësh!