Në fund të shekullit të 5-të u shpall zyrtarisht data e 14 shkurtit si "Dita e Shën Valentinit". Që nga atëherë, nëpër botë me mijëra trëndafila, letra, çokollata, bizhuteri, kartolina urimi dhe dhurata të tjera shkëmbehen mes të dashuruarve për nder të Ditës së Shën Valentinit. Ndërsa kjo festë është bërë e njohur edhe në vendin tonë, kemi dëshirë t’iu vijmë në ndihmë me disa këshilla për të dalë sadopak nga rutina në këtë ditë kaq të bukur e të rëndësishme!

1. Mëngjes në shtrat!

Thonë se dashuria kalon nga stomaku... dhe dita e Shën Valentinit duhet të fillojë ëmbël me një mëngjes romantik. Mëngjesi i servirur me një tavolinë shërbimi, shoqëruar me një filxhan çaj të ngrohtë dhe briosh të vendosur në pjata të bardha porcelani, edhe pse akoma me pizhama, është shumë romantike!

2. Një shëtitje me biçikletë në qytet.

A e ke parë qytetin ku jeton me vëmendje? Shpeshherë harrojmë të vlerësojmë gjërat e përditshme, e ku ka më mirë se në ditën e të dashuruarve të bësh një shëtitje me biçikletë me personin e zemrës nëse do vërtet diçka ndryshe e të dalësh nga rutina për Shën Valentin!

4. Dhurata....!

E vështirë apo jo? Por tani jo më! Duke i lënë pas mitet për parfumet, të ofrojmë ide të pafundme për dhuratën që mund të bësh këtë Shën Valentin! Kremëra, maska, qetësues për fytyrën dhe parfumet, janë kombinimi perfekt për t’a bërë atë të lumtur!

5. Një takim në shtëpi!

Nëse do flasim për ide të jashtëzakonshme, takimi në shtëpi është një ndër tyre! Por si? Një video projektor është ajo që ju duhet! Mund të shikoni një film romantik ose mund të bëni paraprakisht një mini video me momentet e juaja më të lumtura duke shijuar ëmbëlsirat që gatuat së bashku. Fantastike apo jo?

6. Darkë romantike!

Dashuria është në ajër ... dhe shampanja është në gota. Shtrimi i tryezës për një darkë romantike është gjithmonë një ide e mirë, çdo natë të vitit dhe jo vetëm në ditën e Shën Valentinit. Ngjyrat gold dhe të kuqe nuk mund të mungojnë kurrsesi për të krijuar një atmosferë magjike!

7. Natë romantike!

Qirinj dhe shumë petale! Ngjyra e kuqe e mbulesës dhe trëndafilave gërshetuar me dritën e artë të qirinjve në dhomën e gjumit, janë ato çka do t'a bëjë të paharrrueshme datën e Shën Valentinit!