Tapeti perfekt: Si të gjeni variantin ideal për çdo ambient të shtëpisë

Tapeti perfekt: Si të gjeni variantin ideal për çdo ambient të shtëpisë

Nëse ju pëlqejnë ndryshimet në shtëpi dhe po mendoni se si t’i jepni një tjetër pamje dhomës suaj së gjumit, dhomës së ndenjes apo të fëmijëve tuaj, ju sugjerojmë ta nisni nga një tapet. Jo vetëm që i japin pamje tjetër ambientit por krijojnë rehati, zvogëlojnë nivelin e zhurmës dhe ndihmojnë në përmirësimin e klimës.

Për të bërë zgjedhjen më të mirë ju sugjerojmë modelet e tapeteve që iu shkojnë për shtat sipas ambienteve të shtëpisë.

Dhoma e gjumit është vendi ku gjejmë qetësinë pas ditës së lodhshme ndaj dhe tapeti që zgjedhim duhet të përcjellë pikërisht këtë ndjesi. Tapetet shaggy mbeten të preferuarit në çdo kohë pasi i japin dhomës një atmosferë butësie dhe ngrohtësie. Nëse dhoma është e madhe një zgjedhje është vendosja e tapetit nën shtrat. Për një dhomë të vogël alternativa më e mirë janë rrugicat të njëjtit dizajn për të shmangur mbulimin e të gjithë dyshemesë.

Kuzhina mund të jetë hapësira juaj e preferuar në shtëpi, por njëkohësisht kërkon angazhimin më të madh në pastrim ndaj zgjedhja e duhur për ta bërë jetën më të lehtë padyshim që janë rrugicat. Koleksioni i ri i rrugicave në Megatek falë materialit PVC, janë rezistente ndaj ujit dhe të lehta për tu pastruar. Dizajnet e ndryshme ju ofrojnë lehtësinë t’i zgjidhni sipas modelit që ju pëlqen më tepër.

Nëse jeni të apasionuar pas detajeve apo stilit modern dhe atij tradicional në të njëjtën kohë zgjidhni një tapet persian. Persia konsiderohet vendlindja e tapetit, ku edhe sot e kësaj dite thurja e qilimave është një art i vërtetë, i rrethuar nga tradita të caktuara. Patjetër që mund të qëndroni dhe vetëm tek tapetet moderne, pasi opsionet janë pafund. Për mobiljet me ngjyrë të errët ju rekomandojmë të zgjidhni ngjyra të lehta.

Kur vjen momenti te fëmijët shtohet dhe stresi për të bërë jo zgjedhjen më të mirë por atë perfekten për t’i ofruar sigurinë dhe komoditetin më të lartë. Ndaj jeni në vendin e duhur. Ju rekomandojmë të zgjidhni mes tapeteve me figura ose me  personazhet e preferuar vizatimorë që i shtojnë gjallëri dhomës dhe argëtojnë fëmijët.

Tapeti i duhur është një detaj kyç që plotëson dhe përmirëson pamjen e shtëpisë, duke sjellë bukuri në çdo dhomë dhe duke e bërë shtëpinë tërheqëse për të gjithë ata që e vizitojnë. Në Megatek do të gjeni një shumëllojshmëri tapetesh edhe në çmim oferte.

Related articles
  1. Si ta bëjmë më të lehtë rikthimin në shkollë këtë vit?

    Dita e parë e shkollës, dikur me përparësen e zezë dhe jakën e bardhë, këtë vit vjen me maskë me vete e dezinfektantë nëpër duar. E vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e tyre, më të emocionuar se vetë ata.

    Read more
  2. 5 këshilla për prindërit për të nisur vitin shkollor mbarë.

    Kthimi në shkollë i fëmijëve është një nga periudhat më të lodhshme për prindërit dhe xhepat e tyre. Por ti s’ke pse të mundohesh shumë me fëmijët e tu. Mjafton të ndjekësh disa këshilla të thjeshta për ta bërë Shtatorin muajin e emocioneve pozitive.

    Read more
  3. 12 produkte për fillimin e universitetit.

    Është koha e shumëpritur e fillimit të universitetit dhe mjaft studentë largohen nga rehatia e familjes për të shuar etjen e tyre akademike. Nëse dhe ti je një nga këto studentë atëherë ky artikull është për ty.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved