Megatek, hipermarketi më i madh “bëje vetë” në Shqipëri dhe në rajon, ofron mbi 100,000 produkte duke përfshirë këtu edhe ato që nevojiten për sektorin e bujqësisë dhe kopshtarisë.

Me një përvojë të gjatë dhe një angazhim të vazhdueshëm për të sjellë produktet më të mira dhe inovative, Megatek siguron cilësi, çmime më të mira në treg dhe asistencë profesionale për të ndihmuar klientët në zgjedhjen e gjithçkaje që ata kërkojnë.

Pavarësisht nëse jeni një profesionist apo amator, në Megatek do të gjeni gjithçka që ju nevojitet, si makineri profesionale, vegla dhe aksesorë për tu ardhur në ndihmë nevojave të fermerëve dhe entuziastëve ndaj kopshtarisë. Për më tepër gjatë periudhës 17-23 Shkurt, që përkon edhe me “Javën e Kujdesit dhe Përmirësimit të Tokës”.

Sezoni i vjeljes së ullinjve dhe agrumeve është një periudhë e rëndësishme për fermerët dhe kërkon pajisjet e duhura për të siguruar një prodhim të bollshëm dhe cilësor.

Megatek ofron pajisje speciale për mbledhjen e ullinjve dhe agrumeve, duke përfshirë mjete për krasitje, shporta dhe rrjeta për mbledhje, si dhe makineri që ndihmojnë në përpunimin e tyre. Cilësia e mjeteve është e një rëndësie kyçe për të ruajtur cilësinë e frutave dhe për të maksimizuar rendimentin.

Kujdesi për tokën është thelbësor për një bujqësi të suksesshme dhe një mjedis të shëndetshëm. Megatek sjell një gamë të gjerë produktesh për të përmirësuar cilësinë e tokës, duke përfshirë humusin dhe plehrat organike që pasurojnë tokën me lëndë ushqyese esenciale.

Humusi ‘TerComposti’ universal, për ambient të jashtëm, është ideal për bimë, lule dhe perime sepse ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e strukturës së tokës. Një tokë e pasur dhe e përgatitur mirë është çelësi për një prodhim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Për të siguruar një tokë të shëndetshme, Megatek ofron gjithashtu sisteme të avancuara të vaditjes, që ndihmojnë në shpërndarjen e ekuilibruar të ujit dhe zvogëlojnë harxhimin e tij. Me pajisje të posaçme për vaditje me pika, vaditje me spërkatje dhe sisteme të automatizuara, fermerët dhe kopshtarët mund të sigurojnë hidratimin e duhur të bimëve me sa më pak humbje uji. Këto sisteme, jo vetëm që ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të bimëve, por edhe reduktojnë kostot operacionale dhe ndikimin në mjedis.

Çfarë përfshin “Java e Kujdesit dhe Përmirësimit të Tokës”?

Përgjatë kësaj jave, të gjithë klientët tanë do të mund të përfitojnë nga zbritjet speciale për produkte të zgjedhura që ndihmojnë në përpunimin dhe përmirësimin e tokës.

Gama jonë e produkteve përfshin:

-          Makineri bujqësore profesionale për punë të rënda dhe efikase në fusha dhe sera.

-          Vegla dore si lopata, kazma, grepë dhe gërshërë krasitjeje, për ata që merren me kopshtari dhe bujqësi të vogël.

-          Humus dhe ushqyes të cilësisë së lartë për të pasuruar tokën dhe për të siguruar rritje më të mirë të bimëve.

-          Sistem ujitjeje dhe spërkatës për të siguruar hidratim të duhur dhe mbrojtje nga dëmtuesit.

Zgjidhni cilësinë me produktet më të mira nga "SISA" dhe markat më të besuara

Megatek ofron vetëm marka të njohura, që kanë provuar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre ndër vite. Një nga emrat më të njohur është “SISA”, lider në industrinë e pajisjeve bujqësore, i cili sjell teknologjinë më të fundit për efikasitet maksimal.

Pajisjet e “SISA” përfshijnë:

-          Freza dhe kultivatorë të fuqishëm për përgatitjen e tokës për mbjellje.

-          Mjete për plehërim dhe spërkatje që sigurojnë shpërndarje të barabartë të ushqyesve.

-          Sistem automatik ujitjeje për mbajtjen e lagështisë ideale në çdo sezon.

Megatek, jo vetëm që ofron produktet më të mira për bujqësinë dhe kopshtarinë, por gjithashtu tregon një angazhim të fortë ndaj përgjegjësisë sociale. Duke mbështetur fermerët, bizneset dhe entuziastët e bujqësisë me produkte cilësore dhe çmime të përballueshme, Megatek kontribuon në zhvillimin e një komuniteti të qëndrueshëm dhe të fuqishëm. Nëpërmjet ofertave të dedikuara dhe asistencës së vazhdueshme, kompania synon të ndihmojë individët dhe familjet të arrijnë objektivat e tyre në bujqësi dhe kopshtari.

Me një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Megatek me administrator z. Dionis Teqja, ofron mundësi për studentët që, pasi mbarojnë shkollën dhe kalojnë praktikat profesionale, të integrohen në kompani si specialistë, duke vazhduar kështu traditën e zhvillimit dhe inovacionit. Ky proces mundëson zhvillimin e talenteve dhe krijimin e një force pune të kualifikuar. Pjesë e kësaj iniciative është edhe z. Dionis Teqja, i cili angazhohet në nisma sociale që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.

Vizitoni hipermarketin tonë ose porosisni online në www.megateksa.com për të përfituar nga ofertat ekskluzive dhe transporti i shpejtë.

Mos e humbisni këtë mundësi për ta bërë tokën tuaj më të shëndetshme dhe prodhimet tuaja më cilësore!

Megatek, bëje mirë, bëje vetë