Është më në fund vjeshtë dhe ne në Megatek jemi gati për të vjelur rrushin! Vera e nxehtë mesdhetare e ka pjekur mirë, dhe ka ardhur koha të mbledhim prodhimin nga degët e rënduara me ëmbëlsi. Arsyeja? Rakia.

Është më në fund vjeshtë dhe ne në Megatek jemi gati për të vjelur rrushin! Një nga frutat më të përhapur në Shqipëri, rrushi është një burim i shkëlqyer vitaminash, antioksidantësh, por mbi të gjitha sheqeri. Vera e nxehtë mesdhetare e ka pjekur mirë, dhe ka ardhur koha të mbledhim prodhimin nga degët e rënduara me ëmbëlsi. Arsyeja? Rakia.

Rakia është e lidhur thellë me traditën shqiptare dhe si e tillë ajo prodhohet kudo nëpër Shqipëri, herë profesionalisht e herë në mënyrë artizanale. Dhe nëse je i apasionuar pas kësaj pije kaq popullore, pse nuk provon ta prodhosh vetë? Procesi, dhe pse i gjatë e i ndërlikuar, është mjaft shpërblyes. Ja cilat janë hapat të cila duhet të ndjekësh si dhe mjetet e duhura për të prodhuar e shijuar rakinë tënde.

Vjelja e rrushit

Gjithçka fillon me vreshtat që presin të vilen. Për të mbledhur bistakët, do të të duhet një palë gërshërë të specializuara në prerjen e kërcellit me majë të gjatë e të mprehtë. Kështu nuk lodhesh fare për të këputur rrushin nga hardhia. Dhe për të bërë të lehtë transportimin e tij, mund të marrësh një arkë të madhe të rrjetëzuar për të mbajtur prodhimin të freskët dhe të ajrosur.

Përpunimi dhe shtypja

Dhe pas detyrës së vështirë të boshatisjes së vreshtave, i vjen rradha një pune më të kënaqshme, ajo e shtypjes së rrushit! Edhe pse në mënyrë artizanale shumë prej prodhuesëve të rakisë e shtypin rrushin me këmbë për të përftuar bërsinë (rrushin e shtypur), ti ke zgjidhje më të mira. Shtrydhëset  rrushit në Megatek janë një produkt i domosdoshëm në faqën e përpunimit të rrushit, të cilat mundësojnë shtrydhjen e plotë deri në kokrrën e fundit të tij. Ato variojnë në funksion dhe çmim, në varësi të investimit që kërkon të bësh ti në prodhimin e rakisë. Gjatë kësaj periudhe mund të gjesh dhe një prej modeleve të shtrydhëseve në ulje! Shtrydhësja duhet të qëndrojë mbi një enë të përshtatshme si një vaskë e cila grumbullon bërsinë.

Fermentimi

Dhe teksa bërsia është gati, atë mund ta kaloni në një fuçi me kapak hermetik, në të cilën gjatë ditëve në vijim do të ndodhë procesi i fermentimit. Por përpara se të hidhni masën në fuçi merrni kapakun e saj dhe në të montoni valvulën shfryrëse. Do të të duhet të hapësh një vrimë në kapak për të instaluar valvulën e cila gjatë periudhës së fermentimit lejon vetëm daljen e gazrave të krijuar brenda nga procesi, dhe ndalon kontaktin e masës me ajrin e jashtëm. Gjë e cila shkakton prishjen dhe kalbjen e masës.

Për të kontrolluar vazhdimisht bërsinë dhe fazën në të cilën ndodhet gjatë fermentimit, mund të përdorësh një mushtometër. Mushtometri nevojitet për përcaktimin e përmbajtjes së sheqerit të rrushit i cili na ndihmon në vlerësimin e momentit të duhur të përfundimit të procesit të fermentimit. Ai lihet të notojë në një cilindër transparent të mbushur paraprakisht me musht rrushi. Leximi kryhet në pikën në të cilën mushtometri takon nivelin e lëngut.

Distilimi

Dhe kur ke marrë vlerat e duhura të mushtometrit, ka ardhur koha për të distiluar! Gjatë kësaj faze do të të duhen vetëm 3 gjëra: një kazan distilimi, një burim zjarri dhe një alkoolometër.

Kazani i distilimit është një shpikje mjaft interesante që bazohet në dy procese të thjeshta - vlim dhe kondensim- për të kthyer masën e fermentuar në raki transparente. Përbëhet nga dy enë metalike. Njëra nga enët shërben për vlimin e masës, ndërsa tjetra mbushet plot ujë të freskët për të kondensuar avujt e marrë nga ena e parë përmes një tubi bakri. Kazanët në Megatek janë të madhësive të ndryshme, dhe përveç funksioneve bazë, kanë të shtuar dhe matës trysnie apo dhe burim nxehtësie të dedikuar. Ajo çfarë del nga gryka në fund të tubit të gjatë e spiral, është raki. Për të matur ‘fortësinë’ e saj përdor alkoolometrin, pajisje e cila mat nivelin e alkoolit në raki.

Filtrimi dhe ruajtja

Bëj kujdes të mos fillosh të shijosh rakinë pa e filtruar më parë! Gjatë kalimit nëpër tub apo dhe gjatë qëndrimit në enën e përkohëshme mbajtëse, rakia mund të mbledhë papastërti fizike. Por kjo gjë rregullohet lehtë. Përpara se ta hedhësh në damixhan rakinë, kaloje atë përmes një letre filtër.

Tani gjithçka mbaroi. Të mbetet vetëm të shijosh frytin e punës. Gëzuar!