



Olimpiada e aftësive profesionale, 2015
Siç është bërë tashmë traditë, prej disa vitesh Megatek është angazhuar në mbështetjen e të gjithë të rinjve të cilët janë të orientuar në arsimin profesional.
Ky kontribut vjen nga Megatek në kuadrin e përgjegjësise sociale si mbështetje e rëndësishme e të rinjve të cilët me aftësitë e tyre profesionale të avancuara, do të japin ekspertizën e tyre në të ardhmen. Në këte event të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë kishin përfaqësuesuesit e tyre por gjithashtu pjesëmarrës këtë vit ishin edhe të rinj nga shkollat profesionale të Kosoves.
Me ftesë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për herë të parë nxënësit e Kosovës morën pjesë në eventin “Olimpiada e Aftësive Profesionale 2015”, në Shqipëri me datën 8 Maj.
Konkretisht pjesëmarrës në këtë olimpiadë ishin nxënësit e dy shkollave partnere të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur: shkolla “11 Marsi” nga Prizren me drejtimin e Pikturës, si dhe Qendra e Kompetencës në Skenderaj me drejtimet: Instalues i sistemeve termohidraulike, ndërtim dhe elektroteknikë.
Në këtë event morën pjesë gjithsej 49 ekipe me 270 konkurrentë, të cilët kanë demonstruar njohuritë e tyre teorike dhe praktike në këto drejtime:
Në përfundim të aktivititeti siç do vit, Megatek ka dhënë edhe çmime për fituesit e 3 vendeve të para.
Ky është eventi vjetor më i madh për Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri, i cili organizohet në kuadër të veprimtarive për promovimin e Arsimit dhe Formimit Profesional, me nismë të Kompanisë Megatek, duke pasur mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe partnerëve të tjerë.



