Shërbime të ofruara në Hipermarket

 

ARKITEKTË

Projekt ide dhe arredime për cdo ambient familjar apo biznes tuajin. Shërbimi ofrohet pa pagesë nga stafi i dedikuar i arkitektëve në Megatek. Stafi i arkitektëve është në dispozicionin tuaj çdo ditë të javës, në ambientet e Hipermarketit, nga ora 08.00-20.00.

 

ZDRUKTHARI

Në departamentin e Drurit në hipermarket do të gjeni zdrukthtarinë, ku stafi ynë mund të bëjë përpunimin e pllakave të drurit sipas përmasave të dëshiruara. Gjithashtu në bashkëpunim me arkitektët ju mund të krijoni moblije të personalizuara sipas ambientit tuaj.

 

ASISTENCË TEKNIKE

Në çdo departament të hipermarketit Megatek gjenden pika informacioni ku ju do të ndihmoheni nga stafi ynë mbi çdo kërkesë tuajën. Ju mund të merrni gjithashtu udhëzime nga broshurat e përgatitura për ju. Megatek mundëson kontakte të specialistëve me të cilët ju mund të kontaktoni për asistencë të mëtejshme teknike.

 

SHËRBIM TRANSPORTI

Megatek siguron shërbim transporti për blerjet tuaja me tarifa speciale. Për artikujt e blerë qe nuk mund t’i transportoni vetë, mund t’i drejtoheni stafit të Kujdesit për Klientin pranë daljes së hipermarketit. Kliko këtu për më shumë informacion.

 

PËRZIERJE BOJËRASH

Në departamentin e bojrave do të keni mundësinë të përzieni bojërat e blera falas. Profesionistët e bojërave do t’ju vijnë në ndihmë të përzgjidhni nuancat e duhura sipas stilit tuaj të preferuar. Jo vetëm përzierje boje, por edhe asistencë si të aplikoni vetë stile, stuko e dekore të ndryshme.

 

MEGALAND

Në Megatek ju do të gjeni ambiente të posaçme dhe staf të dedikuar për fëmijët tuaj. Megaland gjendet në hyrje të Hipermarketit në të majtë. Për blerje mbi 7.000 Lekë të rinj, shërbimi ofrohet pa pagesë.

 

WI-FI

Mund te navigoni falas në internet kudo që ndodheni brenda ambienteve të Megatek.

 

AMBALAZHIM

Sipas dëshirave tuaja, ju mund te ambalazhoni produktet e blera ose paketoni falas në zonën ambalazhit, pranë bankomatëve. Vetëshërbim.

 

HAPSIRË PARKIMI

Mbi 300 vende parkimi pa pagesë, si edhe parking i dedikuar në pozicione favorizuese për persona me aftësi të veçanta, nëna me fëmijë dhe gra shtatzëna.

 

FARMACI

Në departamentin e Farmacisë ju ofrohet shërbimi i matjes së glicemisë në gjak (diabetit), matjes së tensionit si dhe matjes së peshës dhe gjatësisë suaj. Gjithashtu ju mund te merrni këshilla nga farmacistët tanë.

 

BAR RESTAURANT

Në Megatek do të gjeni edhe ambiente gastronomike për pauzat para ose pas blerjes.

 

BANKOMAT

Në korridorin para se të hyni në ambientet e shitjes do të gjeni bankomat të OTP Bank dhe Tirana Bank në shërbimin tuaj.

Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved