Lulet që duhen në shtëpinë tuaj...

Nuk ka mënyrë më të mirë për të shijuar këndin tënd të gjelbër në shtëpi. Ne dëshirojmë të shohim sa ku shkon krijimtaria e klientëve tanë që zgjedhin vetëm produktet e Megatek.

Të gjithë dëshirojnë të kenë një kopësht të bukur në shtëpi dhe kjo sot mund të arrihet shumë lehtë. Lulet dhe bimët kërkojnë një kujdes të vecantë në mënyrë që te duken gjithmonë të bukura e të këndshme. Duhet theksuar se jo të gjithë mund të kenë një kopësht pasi pjesa më e madhe jeton në apartamente prandaj ne japim zgjidhje dhe për hapsirat e vogla në shtëpinë tuaj.  

Është koha për të krijuar një hapësirë ​ brenda shtëpisë tuaj duke organizuar mjetet dhe një plan pune për kultivimin e luleve qe ju dëshironi.

Është e rëndësishme që së pari të zgjidhni një hapësirë ​​që është e ekspozuar mirë ndaj dritës natyrore.

Hapi tjetër është që të zgjidhni bimët.

Ne ju sugjerojmë bimët që krijojnë energji positive në shtëpine tuaj:

Orkidea

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Kjo bimë çliron oksigjen gjatë gjithë natës dhe balancon energjitë gjatë gjumit të natës por  sjell dhe shumë energji pozitive në shtëpi.

 

Ushqyes Orkide: 

Produktet Flortis jane te pasuruara me elemente natyrale per te ndihmuar ne rritjen e shendetshme te luleve tuaj. Permbajne miksimin e duhur per te arrtiur gjalleri dhe bukuri ne cdo tip bime. Materialet organike suportojne drenazhim dhe aspirimin. Nqs I shtohen dheut/plehut ekszistues forcojne rrenjet dhe kercellin.

Per ti dhene jete dhe bukuri direkt nga natyra çdo ambienti nuk ka asgjë më të vyer se lulet. Një përzgjedhje totalisht profesionale dhe gamë e gjërë bimësh ofrohet me shumë delikatesë për shijen e çdokujt.

Aloe Vera: 

Një bimë shumëvjeçare, e cila posedon cilësi të jashtëzakonshme. Pjesa e saj e brendshme apo pulpa e pastër që i ngjan xhelit është shumë e dobishme si për përdorim të brendshëm (konsumim) ashtu edhe për atë të jashtëm (për lëkurë).

Aloe vera, bimë me virtyte të shumta jo vetëm që stimulon imunitetin, shëron, por gjithashtu vepron si një antibiotik dhe një anti-inflamator sikur nga brendësia ashtu edhe në qoftë se përdoret mbi lëkurë.

Aloe vera eliminon toksinat dhe lehtëson dhimbjet e stomakut dhe sëmundjet e stomakut.

Borziloku: 

Bima aromatike që largon trishtimin ose siç quhet ndryshe borziloku mund të jetë tashmë pjesë e kopshtit, ballkonit apo tarracës suaj. Bimë mbretëreshë e verës ndërsa në stinën e ftohtë përdoren gjethet e thara. Pjesë e pandashme e pjatave tradicionale të kuzhinës mesdhetare e pasur me vitamina të vlefshme dhe minerale, por magjia nuk mbaron këtu, ai është një antioksidant i fuqishëm në gjendje për të mbrojtur trupin nga plakja duke ndihmuar qelizat tona në luftën kundër radikaleve të lira.

Dafina: 

Gjethja e dafinës është një bimë që ka veti të shkëlqyeshme. Gjethet e dafinës janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Në to ka më shumë vitamina A dhe C. Aroma e gjethes së dafinës i largon insektet, prandaj përdoret edhe si mjet për luftimin e molit, merimangave dhe insekteve të tjera. Ajo i qetëson infeksionet dhe ndihmon në punën e tretjes.

Rozmarine: 

Rozmarina ose siç quhet ndryshe erëza e shpëtimit. Përvec aromës së mrekullueshme ajo është e njohur për vetitë kuruese, po njëkohësisht ka edhe funksion estetik në kuzhinë ku përdorët për zbukurimin e pjatave të ndryshme. E për më tepër, kjo erëz kuzhine është dhe një ilaç për kavitetin e gojës. Disa gjethe sherebela ulin irritimet në gojë. Kurse kur keni ndonjë enjtje apo plagë, vendosni mbi to disa gjethe të kësaj erëze për disa minuta dhe efekti është i shpejtë. Bëjeni aromën e rozmarines pjesë të ambientit tuaj.

Majdanozi: 

Nëse dëshironi që gatimet tuaja të zbukurohen me elegancë dhe finesë, praktikisht në të gjitha recetat me kripë mund te hidhet pak majdanoz. Ai është plot shije dhe është një bimë me vlera të veçanta antioksidante. Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet më vlera të pallogaritshme ushqimore e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Në aspektin mjekësor, majdanozi vlerësohet si një “diuretic” shumë i efektshëm, që do të thotë se i ndihmon trupit që të nxjerrë lëngjet e tepërta nga organizmi përmes veshkave dhe lëkurës. Është mjaft i pasur me proteina, vitaminë C, A, B1, B2 të cilat elemente i ndihmojnë metabolizmit të njeriut të funksionojë mirë.

Ficus Ginseng (bonsai): 

Lulja ‘Bonsai’ është lule e cila shërben për dekorim të jashtëm dhe të brendshëm. Ajo gjendet edhe në vendin tonë në thuajse çdo ambient dhe njihet si ‘Lulja e Jetës’.

Lulja "Bonsai" ka nevojë për kujdesin e duhur që të qëndrojë e gjallë dhe tërheqëse. Eshtë lule shumë interesante dhe mjaft e kultivuar edhe tek ne.

Duke konsideruar që Bonsai rritet përgjithësisht në majë dhe duke u zhvilluar në gjatësi, atëherë edhe krasitjen e saj mund ta fillojmë nga maja e pemës, duke evituar dobësimin e rrënjës së saj.

Ushqyes i lengshëm për Bonsai:

 Doni që bonsai të ketë zhvillimin më të mirë të mundshëm. Ejani në MEGATEK zbuloni formulën e zgjidhjes. Formulimi i projektuar për të ushqyerit e specieve kryesore të Bonsait, në mënyrë që të sigurohen rrënjët e duhura dhe zhvillimin e gjetheve. Një gamë e gjerë mikroelementesh i përçon bimës rezistencë më të madhe ndaj fatkeqësisë.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të shijuar këndin tënd të gjelbër në shtëpi.

Ne dëshirojmë të shohim sa ku shkon krijimtaria e klientëve tanë që zgjedhin vetëm  produktet e Megatek.